☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,515 ▼ -0.95% ETH $2,340 ▼ -2.37% XRP $1.2883 ▼ -1.09% SOL $101.1800 ▼ -2.4%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kim Jong Un në vizitë të papritur në Kinë

– Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zhvilluar një vizitë të papritur në qytetin kufitar kinez Dandong, ku mori pjesë në një ceremoni përkujtimore së bashku me zyrtarë të lartë të udhëheqjes kineze.

Sipas televizionit shtetëror kinez, Kim u shoqërua nga Wang Huning, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze.

Në ceremoni mori pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi.

Të pranishmit vendosën kurora me lule pranë monumentit kushtuar Vullnetarëve Popullorë Kinezë, në nderim të ushtarëve kinezë që humbën jetën gjatë Luftës së Koresë, kur Kina dhe Koreja e Veriut luftuan së bashku kundër forcave të Kombeve të Bashkuara të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Kim Jong Un shprehu mirënjohjen për mbështetjen afatgjatë të Kinës ndaj Koresë së Veriut dhe vlerësoi perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Vizita u zhvillua pak përpara 76-vjetorit të hyrjes së trupave kineze në Luftën e Koresë, një ngjarje që në Kinë përkujtohet si “Lufta për t’i Rezistuar Agresionit Amerikan dhe për të Ndihmuar Korenë”.

Gjatë qëndrimit në Dandong, Kim vizitoi gjithashtu një fabrikë automobilistike.

Më pas, ai u largua nga Kina përmes një ure kufitare mbi lumin Yalu, e cila lidh qytetin kinez me Korenë e Veriut dhe ishte inauguruar vetëm disa javë më parë.

Ura e re rrugore, me katër korsi dhe rreth tre kilometra e gjatë, lidh Dandongun me qytetin koreanoverior Sinuiju dhe u hap për qarkullim në mesin e tetorit.

Ajo synon të lehtësojë tregtinë dhe shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.