☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $78,982 ▼ -0.9% ETH $2,480 ▼ -0.09% XRP $1.3942 ▼ -1.31% SOL $103.7800 ▼ -2.29%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

DPHM me parashikim për motin: Nesër sërish temperatura të larta

Temperaturat e verës po vazhdojnë edhe në ditët e para të shtatorit, ndërsa për nesër, 8 shtator, meteorologët paralajmërojnë një tjetër ditë të nxehtë. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka aktivizuar alarm meteorologjik për temperaturat e larta që priten në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve, në të gjitha rajonet temperaturat do të arrijnë vlera që janë në zonën paralajmëruese. Për këtë arsye, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes, veçanërisht gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, kur rrezatimi diellor është më intensiv.

Nga DPHM rekomandojnë shmangien e qëndrimit të gjatë në diell të drejtpërdrejtë gjatë periudhës së temperaturave më të larta, konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve dhe marrjen e masave të përshtatshme për mbrojtje nga moti i nxehtë.

Vëmendje e veçantë u rekomandohet të moshuarve, fëmijëve dhe personave më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.Alarmi meteorologjik është aktivizuar në fillim të javës së dytë të shtatorit, ndonëse kalendarikisht po afrohet fillimi i vjeshtës. Megjithatë, kushtet e motit veror ende vazhdojnë në të gjithë vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.