☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,514 ▼0.31%
DOW 53,078 ▲0.04%
NASDAQ 25,865 ▼0.98%
NAFTA 69.88 ▲1.94%
ARI 4,190 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,028 ▲ +1.81% ETH $1,768 ▲ +1.06% XRP $1.1207 ▲ +0.19% SOL $80.7800 ▲ +0.55%
S&P 500 7,514 ▼0.31 % DOW 53,078 ▲0.04 % NASDAQ 25,865 ▼0.98 % NAFTA 69.88 ▲1.94 % ARI 4,190 ▲0.53 % S&P 500 7,514 ▼0.31 % DOW 53,078 ▲0.04 % NASDAQ 25,865 ▼0.98 % NAFTA 69.88 ▲1.94 % ARI 4,190 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Bota

Draghi “dërgohet” në parlament, me shumicën mund të shpëtojë: Dorëheqja, katastrofë për BE-në

Pas refuzimit të dorëheqjes së tij nga presidenti Setgio Mattarella, Mario Draghi del përpara parlamentit të mërkurën për një vlerësim të situatës së tij.
Nëse do të gjejë mbështetje të mjaftueshme në parlament, kryeministrit mund të shpëtojë, edhe pse ai vetë e ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron një qeveri koalicioni pa Lëvizjen 5 yjet.

Kriza shpërtheu të enjten, pasi u votua në Senat Dekreti i Ndihmës, i cili parashikon ndarjen e miliarda eurove për familjet dhe kompanitë për të frenuar efektet e krizës energjetike dhe inflacionit.

E pakënaqur me këtë plan,.Lëvizja Pesë Yje bojkotoi votimin, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të Draghit se ai do të largohej nga qeveria nëse partia do të largohej nga shumica në pushtet.

“Vota në parlament është një sinjal shumë domethënës politik. Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më”, tha Draghi.

Ish lkideri i partisë, Luigi di Maio e akuzoi 5 yjet për një plan cinik për rrëzimin e qeverisë Draghi me qëllimin të rrisë mbështetjen për veten, ndërkohë që zhyt Italinë në kolaps ekonomik e social.

Por pasojat, duket do të ishin edhe më të gjera se kaq. Në rrezik është më shumë se sa vetëm stabiliteti i Italisë.

Lamtumira prej “super Marios” do t’i vinte për mbarë vetëm Putinit. Ndërsa do të rrezikonte BE-në, euron dhe politikën ndaj Ukrainës, thotë analistja Wesel.

Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe fundit të një politike të përbashkët ndaj Ukrainës.

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, i quajtur edhe “super Mario”, konsiderohet në Europë si shpëtimtar i stabilitetit italian, ai e drejtoi vendin gjatë krizës së Coronës dhe paraqiti një plan reformash për ekonominë italiane, që do t’i sjellë arkës së shtetit  mbi 100 miliardë euro nga fondi i BE-së për rindërtimin.

Në Bruksel ishin varur shpresat, që Draghi do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e radhës pranverën e ardhshme, kur BE-ja ta ketë përballuar më të keqen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.