☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,570 ▲0.35%
DOW 52,673 ▲0.31%
NASDAQ 26,262 ▲0.59%
NAFTA 78.84 ▼0.63%
ARI 4,076 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $65,096 ▲ +0.9% ETH $1,933 ▲ +3.34% XRP $1.1201 ▲ +1.47% SOL $77.9900 ▲ +1.21%
S&P 500 7,570 ▲0.35 % DOW 52,673 ▲0.31 % NASDAQ 26,262 ▲0.59 % NAFTA 78.84 ▼0.63 % ARI 4,076 ▲0.15 % S&P 500 7,570 ▲0.35 % DOW 52,673 ▲0.31 % NASDAQ 26,262 ▲0.59 % NAFTA 78.84 ▼0.63 % ARI 4,076 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Drejt BE dhe pavarësisë absolute, zbardhet projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka bërë gati një reformë thelbësore në arkitekturën financiare të vendit, duke hartuar një projektligj të ri organik për Bankën e Shqipërisë. Nisma ligjore, e konsultuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore të Luksemburgut, synon të shkëpusë përfundimisht bankën qendrore nga çdo ndikim shtetëror, duke e përafruar atë me standardet e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ) dhe duke përgatitur terrenin ligjor për adoptimin e monedhës Euro në të ardhmen.

Një nga shtyllat qendrore të projektligjit të ri është blindimi i pavarësisë institucionale, personale dhe financiare të Bankës së Shqipërisë. Ligji i ri sanksionon ndarjen e prerë të vendimmarrjes monetare nga politikat e ditës së ekzekutivit.

Sipas relacionit zyrtar që shoqëron projektligjin, kjo pavarësi materializohet përmes një ndalimi të rreptë të çdo interference.

“Banka e Shqipërisë, organet e saj vendimmarrëse dhe personeli i saj nuk kërkojnë dhe nuk marrin udhëzime nga institucionet shtetërore apo nga subjekte të tjera gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndërsa institucionet dhe subjektet e tjera janë të detyruara të respektojnë këtë pavarësi.”, thuhet në ralacion.

Për të garantuar këtë autonomi, projektligji vendos gjithashtu një rregull të fortë: ndalimin e financimit monetar të sektorit publik. Banka e Shqipërisë do të veprojë si agjent fiskal i qeverisë, por i ndalohet rreptësisht të shërbejë si “kreditore” e saj në raste krizash apo deficitit buxhetor.

“Duke ndaluar dhënien e kredive, overdrafteve, linjave të kreditit apo formave të tjera të financimit për qeverinë, institucionet shtetërore qendrore ose vendore dhe subjekte të tjera publike, si dhe blerjen direkte në tregun primar të instrumenteve të borxhit të emetuara prej tyre”, detajon relacioni.

Stabiliteti i çmimeve si objektiv parësor

Në linjë me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, projektligji ripërcakton hierarkinë e objektivave të institucionit. Ruajtja e stabilitetit të çmimeve mbetet misioni parësor absolut. Objektiva të tjerë, si mbështetja e stabilitetit financiar apo e politikave ekonomike të qeverisë, janë dytësore dhe mund të ndiqen vetëm nëse nuk rrezikojnë objektivin kryesor.

Risi tjetër është konsolidimi i funksionit makroprudencial. Bankës i jepet një mandat i qartë për të vlerësuar rrezikun sistemik në ekonomi dhe për të marrë masa që parandalojnë ndërprerjet në aktivitetin financiar që mund të godasin ekonominë reale.

Përgatitja për anëtarësimin në BE dhe kalimi te Euro

Pjesë e rëndësishme e draftit janë Kapitujt XIV dhe XV, të cilët shërbejnë si mekanizma tranzicioni automatik ligjor për momentin kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe më pas, në Bashkimin Monetar Evropian.

Relacioni sqaron se këto kapituj hyjnë në fuqi të shtyra në kohë dhe synojnë “të sigurojë përafrimin e statusit, objektivave dhe funksioneve të Bankës së Shqipërisë me kuadrin juridik të Bashkimit Evropian dhe me rregullat që zbatohen për bankat qendrore kombëtare si pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.”

Në momentin e adoptimit të monedhës së përbashkët, Banka e Shqipërisë do t’i kalojë kompetencat e saj kryesore në lidhje me politikën monetare te Banka Qendrore Evropiane (BQE), duke u bërë pjesë integrale e Eurosistemit dhe duke i transferuar asaj administrimin e rezervave valutore.

Rritja e kapitalit në 6 miliardë lekë

Për të përballuar rreziqet e një banke qendrore moderne dhe për të rritur rezistencën e saj, projektligji kërkon një rritje të konsiderueshme të kapitalit të nënshkruar. Kapitali aktual prej 2.5 miliardë lekësh do të rritet në 6 miliardë lekë, ndërsa Rezerva e Përgjithshme pritet të arrijë në 30 miliardë lekë.

Për të mos rënduar buxhetin e shtetit, ky operacion financiar do të mbulohet kryesisht nga vetë institucioni.

“Rritja fillestare e kapitalit të nënshkruar të Bankës së Shqipërisë deri në vlerën 6 miliardë lekë të kryhet në radhë të parë nga rezervat e veçanta të krijuara nga fitimet e vetë Bankës së Shqipërisë, ndërsa vetëm në rastin kur këto rezerva nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shumën e përcaktuar, diferenca financohet nga Ministria e Financave.”, sqaron relacioni.

Aktualisht, sipas dokumentit, teprica e rezervës speciale e krijuar nga fitimet e bankës për vitet 2023-2024 është rreth 29.6 miliardë lekë, gjë që pritet të mbulojë plotësisht nevojën për kapitalizimin e ri pa pasur nevojë për ndërhyrjen e arkës së shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.