☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.28% ETH $2,263 ▲ +0.35% XRP $1.2505 ▼ -0.08% SOL $94.7300 ▼ -1.62%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogë

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose ka pritur sot në një takim dypalësh të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetin Global, Ambasadorin Paolo Zampolli.

Gjatë takimit u diskutua mbi çështje me rëndësi dhe interes të përbashkët, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe kontributin dhe ekspertizën e partnerëve amerikanë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë.

“I dërguari i posaçëm përcolli qëndrimin e Presidentit Donald Trump, i cili që prej vitit 2017 e ka cilësuar fentanilin si një nga drogat më të rrezikshme dhe një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, për shkak të pasojave të rënda dhe vdekjeve në masë që shkakton. Në këtë drejtim, theksuam rëndësinë e parandalimit, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe partnerëve amerikanë”, bën me dije kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke e konsideruar këtë një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë.

“Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara mbeten partnerë të rëndësishëm dhe të besueshëm, të bashkuar nga një marrëdhënie strategjike dhe një angazhim i përbashkët për forcimin e sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”, thuhet në njoftimin e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.