⛅
Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.50 ▲1.25%
ARI 4,225 ▲1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,842 ▼ -0.45% ETH $2,696 ▼ -1.43% XRP $1.5095 ▼ -0.31% SOL $119.6800 ▼ -0.36%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.50 ▲1.25 % ARI 4,225 ▲1.08 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.50 ▲1.25 % ARI 4,225 ▲1.08 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Në kuadër të reformës në drejtësi, është prezantuar projekt ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale, me synim përafrimin e tij me standardet evropiane dhe forcimin e të drejtave të personave të dyshuar dhe të akuzuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Gianluca Esposito, e cilësoi hartimin e Kodit të Procedurës Penale si një nga sipërmarrjet më të rëndësishme për çdo vend.

“Jemi sot këtu për këtë rast kaq të rëndësishëm, Përgatitja e kodit Penal është një ndër sipërmarrjet më të rëndësishme në çdo vend, kodi bën më te0-për se përcakton rregullat teknike por përcakton se si shteti i bën kërkimet, mbledhjen e provave, marrjen në pyetje, kufizimet e lirisë. Ky kod mund të ndihmojë për të përcaktuar të drejtën, për të mbrojtur viktimat, mbështetjen e publikut tek drejtësia. Efektiviteti kundër luftës së krimit nuk matet me numrin e njerëzve që marrin pjesë por me sasinë e masave që vendosen. Kuadri ligjor për këtë mbështetje te konventa evropiane këto nuk janë parime abstrakte, duhet të kemi kufizime kohore, përgjegjësi, standarte në kodin e procedurës penale gjatë muajve të kaluar me kërkesën e kryeministrit Këshilli Evropës dha mbështetje për këtë proces duke ndihmuar për ta përafruar draftin me standarde Evropiane të mbrojtjes”, u shpreh Esposito.

Esposito theksoi gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të kufizimeve kohore, përgjegjësive dhe standardeve të qarta në Kodin e Procedurës Penale, duke nënvizuar se këto nuk duhet të mbeten vetëm parime abstrakte.

Duke iu referuar ndryshimeve të propozuara, Esposito tha se ato vendosin në balancë paketën e reformave dhe janë në përputhje me standardet evropiane.

“Kodi penal që po prezantojmë sot vendos në balancë edhe paketën e reformave dhe është në përputhje më standardet evropiane dhe forcon të drejtat e të akuzuarve, të dyshuarve dhe të mbrojtjes. Ky përmirësim tregon angazhimin e autoriteteve shqiptare për të vazhduar me reforma kuptim plote dhe për ta përafruar sistemin me direktivën e BE-së dhe me standardet evropiane”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.