Drejtuesi i infrastrukturës së Meta-s, Santosh Janardhan, largohet në fillim të vitit 2027
Dave Brown, që iu bashkua Meta-s këtë vit pas gati dy dekadash në Amazon Web Services, do ta pasojë në krye të infrastrukturës.
Meta Platforms njoftoi të mërkurën se drejtuesi i saj prej kohësh i infrastrukturës, Santosh Janardhan, do të largohet nga kompania në fillim të vitit të ardhshëm, siç njofton Reuters.
Sipas njoftimit, në krye të infrastrukturës ai do të pasohet nga Dave Brown, i cili iu bashkua Meta-s në fillim të këtij viti si nënkryetar i infrastrukturës, pas gati dy dekadash në Amazon Web Services.
Janardhan, përveç rolit në infrastrukturë, është edhe bashkëdrejtues i inxhinierisë në kompani.
Në memo-n drejtuar stafit, ai nuk dha arsye për largimin, siç raportoi më herët Bloomberg News.
Ai do të qëndrojë në Meta gjatë tremujorit të parë të vitit për të mbështetur tranzicionin.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.