Droga në Rrëshen, “Befasia” çoi në pranga 22 persona, ja lista e plotë
Policia e Shtetit jep detaje për operacionin “Befasia” të zhvilluar një ditë më parë në Rrëshen, por ende nuk ka shifra zyrtare për sasinë e drogës së kapur, e cila dyshohet të jetë deri në 3 tonë.
Komunikata e policisë sqaron se ka filluar të peshohet sasia e hashashit të gjetur në magazinën e shtetasit K.R., te vendi i njohur si ish-Grumbullimi në dalje të Rrëshenit. Gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimësh ne proces tharjeje dhe përpunimi.
Pronari i magazinës së përshtatur për tharjen e bimëve narkotike është shpallur në kërkim. Policia e Lezhës dhe forcat e FNSH, gjatë ndërhyrjes në magazinë kapën duke punuar 22 shtetas, të cilët u arrestuan.
Në gjendje të lirë po procedohen edhe 9 të tjerë. Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve janë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
1. Altin Ndoj, 32 vjeç, banues në Kurbin
2. Jetnor Kaja, 24 vjeç, banues në Lushnje
3. Leonard Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë
4. Ramo Gaba, 48 vjeç, banues në Gjirokaster
5. Sokol Lama, 37 vjeç, banues në Mirditë
6. Vitor Lleshi, 43 vjeç, banues në Lezhë
7. Ilir Meraj, 40 vjeç, banues në Mirditë
8. Ded Deda, 33 vjeç, banues në Mirditë
9. Ermir Capani, 23 vjeç, banues në Kurbin
10. Fatjon Lama, 20 vjeç, banues në Mirditë
11. Paulin Prenga, 22 vjeç, banues në Kurbin
12. Taulant Marena, 25 vjeç, banues në Mirditë
13. Afrim Bulica, 37 vjeç, banues në Mirditë
14. Arben Lesaj, 38 vjeç, banues në Lezhë
15. Gjetë Ndoj, 23 vjeç, banues në Kurbin
16. Gjovan Ndoj, 47 vjeç, banues në Mirditë
17. Petrit Prenga, 44 vjeç, banues në Lezhë
18. Gjon Prenga, 28 vjeç, banues në Mirditë
19. Ilir Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë
20. Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë
21. Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje
22. Valentin Simoni, 34 vjeç, banues në Mirditë
U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit K.R. 44 vjeç, banues në Rrëshen-Mirditë. Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim në gjendje të lirë për shtetaset:
1. M.K, 50 vjeçe, banuese në Mirditë
2. R.L, 24 vjeçe, banuese në Mirditë
3. S.U, 55 vjeçe, banuese në Mirditë
4. M.N, 46 vjeçe, banuese në Mirditë
5. M.S, 26 vjeçe, banuese në Mirditë
6. Xh.M, 16 vjeçe, banuese në Mirditë
7. V.B, 40 vjeçe, banuese në Mirditë
8. S.B, 32 vjeçe, banuese në Mirditë
9. S.M, 23 vjeçe, banuese në Mirditë