Dua të rrezohet Rama nga pushteti, por jo të rrëzohet Shqipëria!
Nga Vladimir Dushniku
Kjo eshte edhe arsyeja pse deri me sot nuk I kam mbeshtetur protestat sepse me jane dukur te dyshimta,bile edhe te rrezikeshme per fatet e Shqiperise! A nuk ishin madheshtore,historike,rinore dhe me qellimin e mire per te rrezuar diktaturen komuniste dhe per te vendosur demokracine ne Shqiperi edhe protestat dhe grevat e rinise studentore te dhjetorit te famshem? Askush ne ate kohe nuk pyeste se kush ishin organizatoret,frymezuesit etj , por I nxiste ne ate kohe nje fryme gjoja revolte ,qe vetem mosha rinore e ka dhe qe eshte e gateshme per t’u rebeluar ne cdo gje ,mjafton edhe nje shkendije e vogel arsyeje sado e pa mjaftueshme te jete per moshat e tjera! Jo pa qellim u gjeten nga SKENARISTET dhe REGJIZORET e ketyre protestave te 2 elementet simbolike, qe terhoqen jo vetem pjesemarrjen e rinise,por edhe amplifikuan jehonen e tyre neper bote sic ishin FLAMENGOT dhe vajza dhe dhenderri I presidentit te SHBA,Trump!
Jam I bindur se ne se do t’I mungonin fillimisht te 2 keta elemente simbolike te kesaj proteste,kurre nuk do arrihej suksesi mediatik dhe politik I tanishem I saj ,qe rruges iu shtuan edhe elemente te tjere simbolike me natyre nacionaliste per te justifikuar edhe mbeshtetjen e fuqishme te shqiptareve kudo ne bote! Kurre nuk mund te them se te gjithe protestuesit jane pjese e ketij mashtrimi te madh,sepse edhe une kam qene dhe jam per t’a shporrur regjimin criminal te Rames ,por me qellimin per te shpetuar Shqiperine nga sundimi dictatorial dhe per te ndertuar ne Shqiperi nje shtet demokratik dhe ligjor etj qe deri me sot ka munguar duke ua nxire jeten shqiptareve! Pse kam dyshuar tej keto protesta?
Ne Shqiperi ka patur per 35 vjet mijra arsye per t’u rebeluar kunder cdo qeverie ,sepse qe ne fillimet e te ashtuquajtures demokraci shqiptaret u befasuan ne jete me te kunderten e atyre qe iu premtua me te madhe se gjoja do t’a benim Shqiperine si gjithe Europa,bile aq e poshter ishte kjo propaganda sa edhe krijimi I Piramidave mashtruese Financiare u tregua si pjese thelbesore e KAPITALIZMIT,kur njerezit dorezonin 1 lek dhe merrin 3 leke edhe pa punuar ,duke e kaluar kohen neper klube me mish e raki dhe te lumturuar nuk u besonin syve ne mrekulline kapitaliste qe HA,PI dhe bej qejf pa pune fare,duke shfryre kunder diktatures komuniste qe I conte ne pune me 3 turne etj!
I quajne keto protesta si teper qytetare, te mbeshtetura edhe nga ciftet me femije te vegjel qe edhe pikturojne ne asfaltin e bulevardit duke I dhene simbolika engjellore ketyre protestave,por harrohet se ne Tirane,mijra nena te reja si keto, qe demonstrojne lumturine e femijve te tyre mbi asfalt dhe qe mbushin fotot dhe shfaqjet televizive,nuk shkojne dot ne pune sepse per femijte e tyre qeveria dhe bashkia e Tiranes nuk u ka hapur cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,biblioteka,qendra kulturore,shetitore,stola dhe tavolina pushimi e deri tek mungesa totale e koshave te mbeturinave ,se lagjet e kryeqytetit jane kthyer ne GETO sit e Kalkutes,se ky sundimtar dictator I urryer ua ka grabitur qytetareve te Tiranes te gjitha lulishtet,parqet,fushat sportive etj duke I betonuar me kulla shumekateshe, me te cilat tentohet te fshihet mjerimi I nje populli te tere,qe eshte pa strehium,pa pune dhe pa argetim!
Se jo pa qellim ky bandit antishqiptar mburr sasine e madhe te kafeneve ne Shqiperi,qe rrezik te mos kete ne bote kaq shume sa ne Shqiperi dhe kete e quan si element te mrekullise se kapitalizmit alla otoman shqiptar,kur e verteta eshte krejt ndryshe:E MJERE DHE E GENJESHTERT! Nje sherbim kriminal I kane bere ketij realiteti mizerabel edhe krijimi dhe funksionimi I 3 partive te reja, qe u propaganduan si kundershtare te fuqishme te pushtetit te korruptuar te Rames,por qe kurre nuk guxuan t’a akuzojne si regjim kriminal antishqiptar,si DIKTATURE, etj ,pa folur qe kurre nuk guxuan t’I bejne SKANERIN ZHVILLIMEVE POLITIKE 35 VJECARE per te percaktuar me fakte dhe argumente diagnozen e semundjeve te politikes shqiptare!
Keto nprotesta I nxorren bojen ne radhe te pare ketyre 3 partive,sepse ata dolen hapur para popullit shqiptar sit e DESHTUARA ,sepse ato duhet te kishin qene organizatoret e vertete te tyre ne se do kishin punuar vertet ne interes te demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi,por perfunduan si shetites,si zorraxhinj bashke me qytetaret e tjere protestues si forca politike pa vlere bile mashtruese! Ka qene te turpeshme pamjet qe ata postojne ne rrjetet sociale duke mburrur protestat si historike,si madheshtore,qe nuk I ka parev historia e Shqiperise per 35 vjet,por kurre nuk pranuan se pse ata nuk e arriten te nxisin qytetaret shqiptare kaq shume?
Sidoqofte analiza e thelle e ketyre protestave doit e nxjerre shume probleme te natyrave te ndryshme,por mua me terheq vemendjen qe dyshoj se ne keto protesta shpallen shume tabela,kerkesa nga ato fillestaret ne mbrojtje te flamingoive e deri tek me ekstremet “RAMA DHE BERISHA NE BURG”,por asnje fjale nuk kemi degjuar se kush eshte qellimi final I tyre,pas rrezimit te Rames nga pushteti,qe eshte interesi I vetem I qytetareve shqiptare! Se nje shtepije mund t’I vesh flaken pasi te kesh ndertuar nje shtepi te re,por jo t’a rrezosh nje shtepi dhe vete te perfundosh ne shi e ne diell?
Dy gjera thelbesore me bejne te dyshoj shume:
1-Pse shpertheu STUHIA E SHIUT NE QIELLIN PA ASNJE RE?
Pra si shpertheu nje proteste kaq e fuqwishme befasishem pa dhene asnje shenje me pare?
Kur gjithe keta te rinj paskan patur kaq shume mllefe dhe urrejtje per diktatoret Rama dhe Berisha sa te kerkojne BURGUN per keta dhe jo me shume ,por nje vit me pare ne pensionistet protestuam 8 here para kryeminbistrise per pensione dinjitoze dhe asnje nga keta protestuesit e sotem kaq te mllefosur nuk na mbeshti ne shesh? Dhe behej fjale per gjysherit dhe prinderit e ketyre te rinjve qe martin me pak se 200 euro ne muaj kur per qente rruigace shpenzohen deri ne 260 euro ne muaj,pra sipas perkufizimit qe I ben KONVENTA E OKB,miratuar ne vitin 1948, qe,” perkeqesimi I kushteve te jeteses se njerezve etj arrin t’u rrezikoje jeten e tyre …”- do te thote se qeverite kane kryer ndaj ketyre qenieve te gjalla …KRIMIN E GJENOCIDIT!
2- Ne se organizimin e ketyre protestave organizatoret e tyre do t’a kishin marre persiper t’a kryenin per te SHPORRUR REGJIMET KRIMINALE RAMA-BERISHA DHE NDERTIMIN E NJE SHTETI DEMOKRATIK,pa dyshim qe programin e tyre duhet t’a kishin shpallur kohe me pare,te detajuar,duke zhvilluar debate deri kombetare me grupe interesi te shumta duke thither mendimin me te pjekur te tyre si dhe per te krijuar nje ide te plote se cfare MODELI SHTETI DUHET TE KRIJOHET ne Shqiperi!
Keto duhet te ishin shpallur me kohe e jo te fshihen sikur jane NJESIT GUERIL,gje qe e ve cdo gje ne dyshim! Kjo eshte arsyeja pse une nuk I kam mbeshtetur protestat e deritanishme ,qe kane shpallur si qellimin maksimal te tyre vetem rrezimin e Rames,kur shumica e shqiptareve verttet e duan rrezimin e Rames,por duan pas Rames te ndertohet nje shtet demokratik! Edi Rama dhe Sali Berisha jane bashkeautore te instalimit te nje regjimi kriminal antishqiptar ne Shqiperi prej 35 vjetesh ndaj kurresesi nuk mund te ndahen ne fajesi nga njeri tjetri!
Pervec atyre qe kane perfituar nga qenia e tyre ne pushtet ,shumica derrmuese e shqiptareve e kane ndjere veten te shtypur dhe shfrytezuar nga regjimet e tyre kriminale,ndaj jane te bindur se te dy keta sundimtare jo vetem duhet te largohen nga politika dhe pushteti,por edhe t’I jepen drejtesise! Sot Shqiperia jo vetem qe nuk u be si gjithe Europa,por eshte shnderruar ne nje VILAJET otoman te kohes se perandorise turke te sulltaneve! Shqiptaret trajtohen sot njelloj si dikur zezaket ne SHBA ne kohen e KU KLUS KLANIT,qe kudo ku kalonin u dilnin para tabelat “NDALOHET KALIMI PER QENTE DHE ZEZAKET”!
Shumica e shqiptareve e ndjejne veten te braktisur nga pushteti,aq sa e ndjejne veten si refugjate ilegale ne nje vend te huaj! Se shteti shqiptar kujtohet qe qytetaret e vet jane gjalle vetem kur vijne fushatat elektorale dhe mbas tyre ndjehet nje heshtje varri ku shumica e shqiptareve e ndjejne veten te braktisur nga nje shtet armiqesor ndaj tyre!! Te gjitha deshtimet ne cdo fushe I vishen diktatures komuniste,bile justifikohen duke thene se “KUDO NE BOTE KA KRIME DHE KORRUPSION”! Eshte e turpshme deri kriminale kur akuzohet akoma diktatura komuniste per “LUFTEN E KLASAVE DHE TALLONIN USHQIMOR”,kur edhe sot pas 35 viteve gjoja kapitalizem “LUFTA E KLASAVE DHE TALLONI USHQIMOR” ekziston akoma me egersisht se atehere! Nuk gjen sot nje dere zyre ku te ankohesh,sepse nuk te pergjigjet njeri dhe kete paturpesisht e quajne demokraci!
Kjo ka bere qe sot edhe per nje konflikt per nje hu gardhi,do t’I drejtohesh kryeministrise,kur pushtetin vendor e ke tek dera e shtepise,por qe Rama e nxorri jashte loje! Askush nuk mund t’a mohoje se krimet ndaj popullit shqiptar filluan qe kur Berisha me hordhite e tij barbare I vuri kazmen Shqiperise duke shkaterruar dhe grabitur te gjitha pasurite kombetare duke I hedhur te gjithe shqiptaret ne rruge pa pune,aq sa u detyruan te braktisin vendin per buken e gojes! Ate qe u la mangut Berisha e vazhdoi Rama,qe vendimin e pare te tij e mori duke ua mbyllur gojen popullit shqiptar qe te mos ankoheshin ndaj cdo padrejtesie,duke ua mbyllur te gjitha dyert e zyrave te administrates!
Me kete akt kriminal,te pa precedent ne bote,te pa degjuar as ne kohe pushtimesh nga ushtrite e huaja ,Rama hodhi poshte pushtetin vendor,detyra e vetme e te cilit eshte sherbimi ndaj qytetareve! Ky ishte hapi I pare I instalimit te diktatures,por qe asnje institucioni nderkombetar deri sot nuk I ka bere pershtypje! Mund te rreshtoj krime pa fund te kryera nga keta te dy antishqiptare kunder popullit shqiptar,prandaj jane llogjike qe ndaj tyre te protestohej,kohe me pare kur kane ndodhur hap pas hapi ato,sepse pasojat e tyre I ka vuajtur vete populli shqiptar! Te gjithe kane heshtur,kane shfrytezuar perfitimet qe u ka dhene pushteti I tyre duke plackitur deri sa ua kane pire gjakun nje populli te tere,ndaj sot djallezisht shfrytezojne zemerimin e tyre per te kerkuar me protesta rrezimin e Rames nga pushteti! Behen krahasime te ketyre protestave me ate kunder armeve kimike te Sirise dhe shembjes se nderteses se teatrit kombetar,por asnje nga keto nuk ka lidhje me te verteten!
Pse terheqja zvarre e nje banori te Zvernecit qenka bere revoltuese,ndersa 600 mije pensioniste ndaj te cileve eshte kryer …KRIMI I GJENOCIDIT nuk paska qene I mjaftueshem per t’u rebeluar? Mos valle keta mijra protestues do kene SENSORE TE VECANTE,qe revoltohen vetem te komanduar me pult nga padronet e tyre, por jo per cdo gje ANTINJEREZORE qe kryhet para syve te tyre? E dua vertet rrezimin e regjimit kriminal te Rames,por realiteti I deri tanishem I zhvillimit te ketyre protestave me ka krijuar dyshimin se me shume se Ramen,duan te rrezojne Shqiperine! E kam kete dyshim sepse asnje force politike,shoqeri civile,intelektuale te ndryshem etj, kurre nuk kane guxuar t’I bejne SKANERIN TE KALUARES 35 VJECARE ,gjate te ciles kane ndodhur tragjedi te shumta kunder popullit shqiptar! Asakush nuk ka guxuar te shtroje pyetjen se,”Pse kane ndodhur te gjitha keto fatkeqesi njera pas tjetres dhe qe duket sikur jane pjese te nje skenari te vetem”?
Me e dyshimte ka qene dhe eshte akoma , heshtja e institucioneve nderkombetare,sidomos e BE,si monitoruese e zakoneshme e zhvillimeve ne Shqiperi! Nje force politike atdhetare apo personalitete idealiste, qe ndjejne se duhet shpetuar Shqiperia nga humnera,duhet t’a fillonte arsyetimin e vet pikerisht tek ANALIZA e plote e zhvillimeve politike etj,per t’e percaktuar diagnozen semundjeve te politikes shqiptare dhe pas tyre te perpilohej mjekimi! Pikerisht keto nuk jane kryer,ndaj eshte shume e dyshimte se kush jane organizatoret e ketyre protestave masive,qe deri me sot nuk kane guxuar te thone nje fjale ndaj te gjitha ngjarjeve kriminale qe kane ndodhur ne vite dhe se kush jane qellimet finale te rrezimit te Rames! E njejta gje eshte e dyshimte edhe ndaj ketyre turmave pa koke te protestuesve,qe u ngriten kaq fuqishem kaq pa pritur,kur deri me sot kane qendruar ne heshtje?
Shtrohet pyetja:
Keto protesta duan vetem rrezimin e Rames dhe jo te shpetojne Shqiperine nga SUNDIMI DIKTATORIAL RAMA-BERISHA per te ndertuar nje Shqiperi demokratike?
Ne protesta kemi degjuar vetem kerkesa per rrezimin e Rames,por asnje fjale se cfare do behej pas rrezimit te tij !
Se rrezimin e Rames nga pushteti ,pervec shumices se shqiptare e duan edhe qarqe armiqesore antishqiptare si dhe mafia vendase e nderkombetare,por kur kjo nuk deklarohet,atehere e gjitha vihet ne dyshim!
Ashtu si nje pacient ne koma nuk mund te sherohet pa I kryer nje sere analizash dhe konsultash per percaktimin e diagnozes dhe mjekimit,ashtu edhe per shpetimin e Shqiperise nga regjimi kriminal Rama-Berisha nuk mund te realizohet ne se nuk u kryhet ANALIZA E PLOTE E ZHVILLIMEVE POLITIKE 35 VJECARE!
Vetem mbi kete baze mund dhe do te arrihet ne perfundimin e sakte se ,”Ne Shqiperi eshte zbatuar nje SKENAR KRIMINAL ANTISHQIPTAR,per t’a shnderruar Shqiperine ne nje SHPREHJE GJEOGRAFIKE,ndersa shqiptaret per t’I shperndare neper bote si dikur cifutet ne shkretetire!
Per te argumentuar kete akuze ka mijra fakte dhe deshmitar eshte I gjithe populli shqiptar!
Ketu duhej filluar ne kohe formulimi I akuzes ndaj ketyre regjimeve kriminale,qe te krijohej ne mbeshtetesit e Rames dhe Berishes bindja e plote se akane mbeshtetur fatkeqesisht dy antishqiptare,ndaj duhet te shkeputen ndaj tyre! Eshte kjo arsyeja se pse iu drejtova votuesve te Rames 3 dite pas votimeve te 11 majit se ,”VOTUES TE RAMES,MOS U GEZONI! KENI VOTUAR ARMIKUN TUAJ”,por askush nuk me degjoi! Por qe te kryhej e plote kjo bindje,nje rol te madh ka luajtur edhe qendrimi I BE ndaj tyre,qe me veprimet dhe mosveprimet e ketyre organizmave kane krijuar bindjen e rreme se meqenese BE po e mbeshtet Ramen,atehere ai po punon mire!
Por e verteta eshte ndryshe! Per te gjitha tragjedite qe kane ndodhur ne Shqiperi per 35 vjet,fajtori kryesor ka qene BE,sepse duke qene monitoruesi krysor I te gjitha zhvillimeve politike etj ,BE duhet te kishte orientuar klasen politike shqiptare pa asnje pervoje ,per te hartuar dhe miratuar me referendum popullor STRATEGJINE KOMBETARE TE ZHVILLIMIT PER KALIMIN NGA DIKTATURA NE DEMOKRACI! Faktet e deritanishme vertetojne se kjo STRATEGJI nuk u be qellimisht,ndaj I dhane dore Berishes ne fillim dhe Rames se fundi qe t’I vene kazmen Shqiperise,aq sa sot jemi shnderruar ne nje…VEND KOLONIAL,ku te gjitha pasurite kombetare shfrytezohen nga KOLONIZATORET e huaj me mbeshtetjen e kryeministrave te radhes!
Per rrjedhoje shteti dhe qytetaret shqiptare nuk kane perfituar asnje euro,duke lene ne mjerim sidomos 600 mije pensioniste ,qe marrin me pak se 200 euro ne muaj,kur per qente rrugace shpenzohen deri ne 260 euro ne muaj sa per 5-6 pensioniste ish kooperativiste! Pikerisht per kete arsye europianet vazhdojne te heshtin para krimeve te Rames dhe Berishes dhe hiqen si PA FAJ ne keto tragjedite tona! Eshte qesharake,fyese dhe poshteruese,kur akoma pas 35 vjet katastrofash ne Shqiperi,organizmat europiane jo vetem nuk kane pranuar fajesine e tyre,por me hipokrizi do vijne ne Tirane ne 28 qershor te marrin pjese ne proteste!
Keshtu deklaroi edhe europarlamentarja Jutta Paulus,por nuk I shkoi ndermend se pse fshihen organizatoret e protestave dhe qellimet e tyre! Vertet europarlamentaret duan vetem rrezimin e Rames nga pushteti dhe jo te shpetojne Shqiperine? Prap vazhdon kjo Europe te na trajtoje ne shqiptaret si kavie eksperimentale ,njelloj sic ka bere perhere si ne 1913 qe na I coptoi trojet tona per te kenaqur fqinjet armiqesore e te pangopur kunder nesh? Nje politike kriminale antishqiptare Rama ndoqi edhe kur me koken e vet percaktoi se prioriteti kryesor I zhvillimit do ishte turizmi e jo shfrytezimi I pasurive kombetare kolosale me cikel te plote! Aq djallezore e antishqiptare ishte percaktimi I turizmit si prioritet kryesor,sa nuk u hartua nje STRATEGJI E ZHVILLIMIT TE TURIZMIT,ku pjesa kryesore e kesaj STRATEGJIE do te ishte mbeshtetrja financiare etj nga ana e qeverise e sektoreve kryesore te mbeshtetjes se turizmit si bujqesia,blegtoria,industria ushqimore,peshkimi,frutikultura etj,qe jo vetem nuk u mbeshteten,por edhe miliona euro qe erdhen nga BE u vodhen nga ministria e Bujqesise!
Eshte kjo ndjallezi,qe beri se keta sektore jo vetem nuk u bene mbeshtetje e fuqishme per turizmin,por u FALIMENTUAN,sepse shumica derrmuese e mallrave ne Shqiperi vijne nga importi,kryesisht nga BWE-ja,ndaj keshtu edhe vete turizmi deshtoi ne gjoja Politiken kriminale te Rames! Por turizmi u percaktua qellimisht si prioritet,jo per te zhvilluasr turizmin,por per te justifikuar shpenzimet kolosale per ndertimin e autostradave,porteve,aeroporteve etj me te cilat ishin mundesite me te medha per korrupsion!
Por me kriminalja ne kete drejtim ishte se turizmi I caktua prioritet e jo shfrytezimi I pasurive kombetare,sepse pasurite kombetare po shfrytezoheshin nga KOLONIZATORET e huaj,ndaj nuk mund te caktoheshin keto pasuri kolosale si priorutet I zhvillimit te vendit! Mjaftojne keto qe Rama te vihej me shpatulla pas murit si ARMIK I POPULLIT shqiptar dhe nuk do kishte nevoje te sajoheshin flamengot per te rebeluar qytetaret! Por kjo nuk u be,ndaj edhe une e ve ne dyshim te plote organizimin dhe qellimet e kesaj proteste!
Ne se qellimi I protestave do te ishte SHPETIMI I SHQIPERISE dhe e ardhmja e saj,atehere duhej bere ANALIZA E ZHVILLIMEVE POLITIKE 35 VJECARE ,qe te percaktoheshin shkaqet dhe shkaktaret e katastrofes ku ka rene Shqiperia per sherimin e saj e jo thjesht rrezimi I Rames! Vetem keshtu keto protesta do beheshin te besueshme nga nje mase e madhe qytetaresh,por edhe do kishte mbeshtetjen edhe te nderkombetareve,qe pa keto e shihni edhe vete se po qendrojne ne heshtje dhe jo ne mbeshtetje pro jush! Nisur nga kerkesat tuaja te shpallura ne proteste,maksimumi I te cilave ishte rrezimi I Rames nga pushteti dhe jo se cfare do behej per te ardhmen e Shqiperise,gjithcka vihet ne dyshim te plote ,ndaj une personalish nuk ju mbeshtet aspak! E dua vertet rrezimin e Rames nga sundimi,por jo te rrezohet Shqiperia nga njerez anonime qe fshihen pas ferrave!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.