🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,589 ▼0.04%
DOW 52,435 ▲0.26%
NASDAQ 25,286 ▼0.31%
NAFTA 89.41 ▲0.76%
ARI 3,893 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $69,000 ▼ -4.42% ETH $1,956 ▼ -2.93% XRP $1.0278 ▼ -0.45% SOL $81.0000 ▼ -0.75%
S&P 500 7,589 ▼0.04 % DOW 52,435 ▲0.26 % NASDAQ 25,286 ▼0.31 % NAFTA 89.41 ▲0.76 % ARI 3,893 ▲0.19 % S&P 500 7,589 ▼0.04 % DOW 52,435 ▲0.26 % NASDAQ 25,286 ▼0.31 % NAFTA 89.41 ▲0.76 % ARI 3,893 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Bota

DUBLIN – Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë

DUBLIN, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka kërkuar sot presidentit amerikan, Donald Trump që të mos ndërmarrë hapa të papritur gjatë takimit të planifikuar javën e ardhshme në Kinë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Dua ta përsëris shumë qartë mesazhin tonë drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju lutemi, pa surpriza. Qëndroni në krah të Evropës dhe Ukrainës dhe të punojmë së bashku për një paqe të vërtetë në Ukrainë”, tha Merz para gazetarëve.

Deklarata e kancelarit gjerman vjen në një moment kur vendet evropiane kërkojnë të ruajnë një qëndrim të koordinuar me Uashingtonin lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kancelari Merz nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe të mbështetjes së përbashkët për Kievin.

Takimi i paralajmëruar mes Trumpit dhe Putinit në Kinë pritet të tërheqë vëmendjen e aleatëve evropianë, të cilët kërkojnë që çdo diskutim për të ardhmen e Ukrainës të mos zhvillohet pa përfshirjen e saj dhe pa koordinim me partnerët evropianë.

Ai shtoi edhe se “nuk ka nevojë për të diskutuar një arkitekturë të re evropiane të sigurisë me Moskën sepse ajo tashmë ekziston”./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.