Presidentja Shiroka Pula takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe funksionimi i institucioneve.
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.
Ajo gjithashtu ka theksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, duke nënvizuar se SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.