☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.47 ▼1.87%
ARI 4,056 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,147 ▼ -1.53% ETH $1,858 ▼ -1.26% XRP $1.0903 ▼ -1.79% SOL $73.7500 ▼ -3%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.47 ▼1.87 % ARI 4,056 ▲0.14 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.47 ▼1.87 % ARI 4,056 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Sporti

Duka ia lë derën hapur trajnerit Silvinjo: Kontratë të re, nëse e ndjen se ka energji të vazhdojë

Presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, doli sot në një konferencë shtypi, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Çështja e parë ishte sigurisht ajo e Kombëtares dhe e trajnerit Silvinjo, nëse braziliani do të vazhdojë apo jo në krye të kuqezinjve.

Presidenti Duka, pasi e konsideroi të sukseshme ecurinë e Shqipërisë, pohoi se vazhdimi me Silvinjon në stol është i hapur: “Ne prisnim më shumë dhe meritonim më shumë me atë që dhamë në fushë. Kompeticioni në përgjithësi ishte i mirë. Ka pasur edhe ndeshje, që nuk ishin në pritshëmritë tona, objektivi ishte të ishim të dytët në grup. Kualifikueset për mua janë të suksesshme.

Të dyja kualifikueset, të Europianit dhe Botërorit, janë më të suksesshmet në hisrtori. Dëshironim, e kishim ëndërr të shkonim në Botëror, të paktën ta provonim edhe në Stokholm.

Kam biseduar me trajnerin pas ndeshjes me Ukrainën, i kam thënë të njëjtat gjëra. Një trajner e ndjen vetë, një profesionist e ndjen vet, nëse duhet të avzhdojë ose jo. E kam pyetur trajnerin: si e ndjen veten? Ai më ka pyetur: si e mendon ti? E kam detyrim të jem transparent. Ai do të marrë kohë për ta menduar dhe nëse do të thotë: po, kam energji të vazhdoj, do t’I afrojmë një kontratë të re pas korrikut me kushtet tona. Do ta vendosim para ndeshjes miqësore të qershorit. Nuk mund të bënim kontratë deri në mars, sepse do të ishte demotivuese”, – theksoi Duka.

The post Duka ia lë derën hapur trajnerit Silvinjo: Kontratë të re, nëse e ndjen se ka energji të vazhdojë appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.