DUKAJ: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE BESIMI, KYÇ PËR NJË BALLKAN PERËNDIMOR DIGJITAL MË TË SIGURT
Foto: PR Centar
Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, deklaroi se besimi dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësorë për transformimin digjital dhe krijimin e një hapësire digjitale më të sigurt e më të ndërlidhur në Ballkanin Perëndimor.
Duke hapur Samitin e Tetë Digjital të Ballkanit Perëndimor në Herceg Novi, ai theksoi se prioritetet përfshijnë uljen e tarifave të roamingut, zhvillimin e identitetit digjital, përmirësimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe forcimin e sigurisë kibernetike.
Dukaj nënvizoi se sfidat digjitale nuk njohin kufij dhe se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për të ndërtuar një administratë publike moderne, efikase dhe në shërbim të qytetarëve.
Samiti organizohet nga Ministria e Administratës Publike, nën patronazhin e Qeverisë së Malit të Zi, nga 12 deri më 14 tetor, në kuadër të kryesimit malazez të Procesit të Berlinit.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.