☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 101.40 ▼1.05%
ARI 4,388 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,274 ▼ -1.34% ETH $2,468 ▼ -0.31% XRP $1.3503 ▼ -2.63% SOL $99.8500 ▼ -1.79%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.40 ▼1.05 % ARI 4,388 ▼0.45 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.40 ▼1.05 % ARI 4,388 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Horoskopi

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka arrestuar një burrë nga komuna e Graçanicës pranë kryeqytetit Prishtinë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Policia deklaroi se gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar materiale dëshmuese, si dhe ka marrë në pyetje dy dëshmitarë.

Derisa Policia nuk tregoi se kush është i arrestuar, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është aktivisti i Listës Serbe, Aleksandar Trajkoviç nga fshati Uglarë.

Ajo e dënoi arrestimin e tij si “trysni shtesë ndaj popullit serb me qëllim që Albin Kurti (kryeministri në detyrë i Kosovës) ta ndihmojë të preferuarin e tij Nenad Rashiç në garën zgjedhore”.

Policia njoftoi se personi i ndaluar, sipas hetimeve zyrtare, u kishte bërë thirrje qytetarëve të shkonin në një lokal në fshatin Uglar, ku do t’u jepte udhëzime që të votonin për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.

“Në këmbim të votës, dyshohet se atyre u ishte premtuar se do ta fitonin të drejtën për përfitime sociale që i paguan shteti i Serbisë”, thuhet në njoftim.

Policia konfirmoi se të dyshuarit i është caktuar ndalimi deri në 48 orë

Nga subjektet politike serbe në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë vetëm Lista Serbe, partia kryesore e serbëve që vepron me mbështetjen e Beogradit dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit, i cili deri tani ka qenë pjesë e Qeverisë së Kurtit.

Ndërkohë, Trajkoviç është gjithashtu në krye të Organit të Përkohshëm Komunal të Fushë Kosovës, i cili funksionon në sistemin e Serbisë.

Autoritetet kosovare kanë mbyllur pothuajse të gjitha institucionet që në Kosovë funksionojnë sipas sistemit serb, pasi i konsiderojnë ato paralele dhe ilegale, por Beogradi shumicën prej tyre vetëm i ka zhvendosur në qytete kufitare në territorin e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, tha se Trajkoviçit i është caktuar paraburgim prej 48 orësh dhe se “narrativët e rremë me të cilët Prishtina përpiqet ta diskreditojë nuk do të kalojnë”.

Më herët janë ndaluar edhe shtatë drejtorë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që në territorin e komunës së Graçanicës funksionojnë në sistemin serb, ndërsa atyre u është caktuar paraburgim njëmujor për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar në vullnetin zgjedhor të votuesve.

Këto ndalime vijnë pasi Rashiç pretendoi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë pushuar nga puna, për çka ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fillim të qershorit u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për Listën Serbe, gjë që është praktikë para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti më e madhe e serbëve të Kosovës.

Po ashtu, Komisariati për Refugjatë i Serbisë u ka bërë thirrje personave të zhvendosur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet kosovare, ndërsa Petkoviç po viziton qytete në Serbi ku bisedon me të zhvendosurit dhe i fton të votojnë për Listën Serbe.

Në zgjedhjet e fundit, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një vend e fitoi Rashiç./ REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.