Dy persona shoqërohen në polici në Mitrovicë, kapen me kamion të ngarkuar me dru
Sipas njoftimit të policisë, dyshohen për vjedhje të pyllit; drunjtë u konfiskuan nga Agjencia e Pylltarisë
Policia e Kosovës ka shoqëruar dy persona në rajonin e Mitrovicës, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes së pyllit.
Siç raporton Klan Kosova, të hënën pas mesnate policia ka marrë informatën se në fshatin Selac disa persona ishin duke prerë dru në pyll.
“Njësia policore ka hasur në dy persona me një kamion me drunjë. Të dy personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, ku është njoftuar Agjencia e Pylltarisë, e cila i ka konfiskuar drunjtë e vjedhur dhe i ka dërguar në objektet e agjencisë për konfiskim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas procedurave të intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.