☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.75 ▼0.84%
ARI 4,138 ▲1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,585 ▲ +0.12% ETH $1,920 ▲ +0.33% XRP $1.0809 ▼ -0.45% SOL $74.0800 ▲ +0.16%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.75 ▼0.84 % ARI 4,138 ▲1.01 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.75 ▼0.84 % ARI 4,138 ▲1.01 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Kosova

Dyshimet për varrezë masive – fillojnë gërmimet, ​Isufaj në Kalludër të Vogël: Identifikimi i mbetjeve mortore do të kërkojë kohë

Në ditën e tretë të gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, ku po dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, punimet i ka vizituar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Sipas dyshimeve fillestare, në këtë lokacion mund të ndodhen mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur më 19 prill 1999, të njohur si “Grupi i intelektualëve të Mitrovicës”.

Pas vizitës në vendin e gërmimeve, Isufaj deklaroi se deri më tani është konfirmuar se mbetjet e gjetura janë me origjinë njerëzore, por theksoi se procesi i identifikimit është i ndërlikuar dhe kërkon kohë, pasi çdo mbetje duhet të trajtohet sipas standardeve të mjekësisë ligjore dhe të identifikohet përmes analizave të ADN-së.

Ai falënderoi Policinë e Kosovës, prokurorët specialë dhe ekipin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për punën që po zhvillojnë në terren.

“Po, gërmimet kanë filluar. Së pari, dua ta shfrytëzoj rastin për ta falënderuar Policinë e Kosovës për punën e madhe që kanë bërë, njëkohësisht duke i falënderuar edhe kolegët e mi, prokurorët specialë dhe stafin. Sigurisht që falënderimi shkon edhe për ekipin e Mjekësisë Ligjore, i cili është duke bërë një punë profesionale për identifikimin e atyre mbetjeve mortore, të cilat deri tash është vërtetuar se janë me origjinë njerëzore. Ky proces mund të zgjasë dhe nuk mund të themi se kur do të përfundojë. Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë dhe kërkon standarde për marrjen dhe identifikimin e secilit trup përmes ADN-së.

Mirëpo, këto mbetje nuk mund të tërhiqen aq lehtë, sepse paraprakisht duhet të rekonstruktohet trupi i njeriut e pastaj të dërgohet në Mjekësinë Ligjore, për të vazhduar më tej me procedurat e tjera. Ajo çka mund të them sot para jush është se Prokuroria Speciale do të zbatojë procedura shumë profesionale, të paanshme dhe të pavarura, me qëllim të respektit ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Unë edhe më herët kam bërë thirrje që të mos deklarohemi shumë për këtë rast, sepse gjithçka është ende herët dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit, e natyrisht mund ta devijojnë edhe rezultatin përfundimtar”, tha Isufaj, raporton kp.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka identifikuar dy serbë që dyshohen për përfshirje në vrasjen dhe varrosjen e 23 civilëve shqiptarë gjatë luftës së vitit 1999. Hetimet për rastin janë në vazhdim, ndërsa procesi i gërmimeve pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.