🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.30 ▼0.73%
ARI 4,223 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,238 ▼ -0.36% ETH $1,750 ▲ +0.96% XRP $1.1412 ▼ -0.75% SOL $73.9400 ▼ -0.01%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.30 ▼0.73 % ARI 4,223 ▼0.53 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.30 ▼0.73 % ARI 4,223 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Kronika

Dyshohet për transplant organesh, Gjykata e Apelit nuk liroi 41 mijë USD-të e sekuestruar të klinikës

Gjykata e Apelit në Tiranë, nuk liroi llogarinë bankare të klinikës mjekësore që kryen transplant organesh, “A neW Live 4U” me administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske dhe shtetasin ruso-izraelit Boris Volfman.

ABC NeWs ka mësuar se treshja gjykuese me relatoren Zeqine Sollaku, ka vendosur të lërë në fuqi vendmin e gjykatës së shkallës së parë, që sekuestroi llogarinë bankare me reth 41 mijë dollarë amerikane.
SIpas gjykatës, nuk ka asnjë rrethana lehtësuese apo fakt që provon se këto para kanë një burim të ligjshëm, edhe pse parat janë dërguar nga një bankë në Izrael. Shuma prej rreth 41 mijë dollarëve amerikanë, është dërguar në një bankë të nivelit të dytë në vend në dhjetor të 2014 në llogarin e kompanisë “A new Live 4U” e hapur në Shqipëri vetëm një muaj para këtij transaksioni. Kjo shumë parash, është justifikuar si “shlyerje fature e vitit 2001” dhe e dërguar nga një nga kompanit që administronte i akuzuari për trafik organesh në Kosovë dhe vende të tjera, Boris Volfman. Ky sekuestrim, thuhet në vendimin e gjykatë është bërë në kuadër të hetimit të nisur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “pastrimit të parave” për pronarin e kompanisë “A new Live 4U” shtetasin Robert Shpolinske dhe bashkëpunëtorin e tij Boris Volfman. Ky i fundit, mësohet se ka hapur në Shqipëri edhe tre kompani të tjera me objetk turizëm mjekësore dhe transplant organesh.
Nga ana tjetër, për këtë procedim prokuroria po verifikon edhe pasurinë e shtetasit shqiptar Renato Mezini, i cili rezulton se në janar të 2010 është ndaluar nga autoritetet italiane në Pescara si pjesë e një bandë që trafikonin lëndë narkotike.
Sipas kësaj dosje, hetimore shtatasi ruso-izraelit Boris Volfman është proceduar dhe shpall në kërkim edhe nga autoritet kosovare për rastin e transplantit të organeve në klinikën Medicus në Prishtinë, ku janë arrestuar disa persona mes tyre edhe një mjek turk.
Ky vendim i gjykatës së Apelit vjen vetëm pak ditë pasi mediat italiane kanë publikuar faktin se shtetasi ruso-izraelit Boris Volfman është arrestuar në Turqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.