☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 97.89 ▲0.07%
ARI 4,144 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,504 ▲ +2.31% ETH $2,469 ▲ +3.04% XRP $1.3578 ▲ +4.44% SOL $107.0200 ▲ +2.42%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 97.89 ▲0.07 % ARI 4,144 ▲0.04 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 97.89 ▲0.07 % ARI 4,144 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

E akuzoi si brejtës të arkivave, Bido i përgjigjet Berishës: S’kam skelete në dollap si ty dhe Beleri

Sali Berisha ka akuzuar deputetin socialist Ardit Bido si brejtës të arkivës së shtetit, të manipulimeve në tokat e bregut, për të cilat duhet të japë shpjegime. Në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit, ai tha se Bido ka patur përplasje me ish-kreun e Kadastrës, të ndjerin Artan Lame.

“Bido është një brejtës, është brejtësi kryesor i arkivës së shtetit, i manipulimeve në tokat e bregut. Tani Bido të japë shpjegime… Çështja 728219016AA. Ky është kodi me denoncimet e veprimeve juridike që ka shkelur Bido në arkiv. Bido ka bërë kërdinë në arkiv. Ka bërë kërdinë! Bido, tani t’u them një gjë, ka pasur një duel midis tij, shumë të fortë, midis tij dhe të ndjerit Artan Lame.  I ndjerit Artan, ju i dini deklaratat e mia për të, por ka meritën e madhe që ai kurrë nuk e firmosi Gjipenë… Duhet t’ia njoh meritën. Ai nuk e firmosi, nuk ia u firmosi Olsi Ramës dhe familjes 242 mijë metër katrorë. Bido i falsifikoi dhe i modifikoi gjërat.  Pra ky është kodi me të dhënat në arkiv. Data është 27.01.2025. Ka tetë faqe me shkelje, rreth 28 shkelje juridike. Bido, tani imagjinoni ju sa vite kanë këto mbrapa”, u shpreh Berisha.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, Bido theksoi se kjo ndodh sa herë ai u çjerr maskat antikombëtare.

“Ne kemi sot një aleancë të dukshme mes doktor Berishës edhe organizatës omonia të Fredi Beleri dhe Vangjel Dules, të cilët po dje deklaruan të njëjtën gjë. Dhe për çfarë deklarojnë? Deklarojnë për një dokument i cili është i mikrofilmuar nga viti 2001. Kështu që pyetja reale është në kohën që ishte kryeministër Ilir Meta dhe unë isha 14 vjeç, e kam falsifikuar unë një dokument, i cili është i mikrofilmuar nga viti 2001, apo mos vallë është zoti Meta me aleatin e vet doktor Berishën? Çfarë ndodh? Ndodh gjithmonë që kur ju çjerr maskat siç unë kam bërë këto ditë këtyre interesave të huaja të dalin në sinkron. Del njëherë Omonia me deklaratën e djeshme që besoj e keni marrë. Del sot Berisha me të njëjtën deklaratë. S’kanë ku të më kapin. Ajo që unë në përvojën time në jetën publike, jo në atë politike, në jetën publike që kam vite të tëra është një refren i përsëritur. Sa herë nxjerr maska tentojnë të bëjnë pis. Cili është problemi? Problemi është që unë s’kam skelete në dollap. Kështu që jo më doktor Berisha që ka shumë skelete në dollap, jo më Fredi Beleri që kanë shumë skelet në dollap, por askush s’ka ku të më kapë”, u përgjigj shpreh Bido.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.