☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.21%
DOW 51,167 ▼0.69%
NASDAQ 27,541 ▼0.21%
NAFTA 89.03 ▼0.46%
ARI 4,131 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,392 ▼ -2.58% ETH $2,570 ▼ -4.49% XRP $1.4208 ▼ -5.44% SOL $115.8000 ▼ -4.18%
S&P 500 7,802 ▼0.21 % DOW 51,167 ▼0.69 % NASDAQ 27,541 ▼0.21 % NAFTA 89.03 ▼0.46 % ARI 4,131 ▼1.35 % S&P 500 7,802 ▼0.21 % DOW 51,167 ▼0.69 % NASDAQ 27,541 ▼0.21 % NAFTA 89.03 ▼0.46 % ARI 4,131 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq varroset me nderime në Banjallukë

Me gardën e nderit dhe në praninë e anëtares së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, si dhe të krerëve të Republikës Sërpska, më 7 tetor në Banjallukë u varros kriminelja e luftës dhe ish-presidentja e këtij entiteti serb të Bosnjës, Bilana Plavshiq, e cila vdiq javën e kaluar.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e dënoi atë në vitin 2003 me 11 vjet burgim për përndjekjen e boshnjakëve, kroatëve dhe pjesëtarëve të tjerë të popullsisë joserbe, mbi baza politike, racore dhe fetare, në 37 komuna në mbarë Bosnjën gjatë vitit 1992.

Në Bosnje është i ndaluar glorifikimi publik i personave të dënuar me aktgjykim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ndryshimet në Kodin Penal të Bosnjës, të imponuara nga atëherë përfaqësuesi ndërkombëtar, Valentin Inzko, parashohin dënime me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet për mohimin ose justifikimin e krimeve të luftës, ndërsa për dhënien e mirënjohjeve, privilegjeve apo formave të tjera të glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, ligji parashikon dënim me burgim prej të paktën tre vjetësh.

Në varrimin e Plavshiqit në Banjallukë morën pjesë rreth një mijë persona.

Mes tyre, përveç Cvijanoviqit, ishin udhëheqësit e entitetit, Parlamentit të entitetit dhe të Qeverisë, Sinisha Karan, Nenad Stevandiq dhe Savo Miniq.

I pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tani lider i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur.

Në varrim morën pjesë edhe anëtarë të Njësisë së Nderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska.

Prokuroria e Bosnjës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si do të veprojë lidhur me varrimin me nderime të Plavshiqit, e dënuar për krime lufte.

Para varrimit, në Banski Dvor në Banjallukë u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore për Plavshiqin.

Edhe ceremonia përkujtimore u shoqërua me nderime. Në të morën pjesë Stevandiq, ministrat në Qeverinë e Republikës Sërpska, Goran Selak dhe Zhelko Budimir, si dhe Dodik, disa ish-zyrtarë të Republikës Sërpska, miq, familjarë dhe të njohur.

Në ceremoninë përkujtimore dhe në varrim nuk mori pjesë asnjë zyrtar nga Serbia.

Garda e nderit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska qëndroi pranë fotografisë së Plavshiqit, para së cilës ishin vendosur dekoratat e saj.

Përveç ceremonisë përkujtimore, u organizua edhe nënshkrimi në librin e zisë.

Dodik kishte deklaruar më herët se Plavshiq “i meriton të gjitha nderimet”.

Plavshiq vdiq më 1 tetor në Beograd, në moshën 96-vjeçare. Në Beograd, më 6 tetor, u mbajt shërbesa fetare, pas së cilës arkivoli u dërgua në Banjallukë.

Plavshiq ka mbetur e njohur për një fotografi, të publikuar në vitin 1992, në të cilën ajo kalon mbi trupin e një civili mysliman të vrarë në Bijelinë, për t’i dhënë një puthje Zhelko Razhnatoviqit, i njohur më mirë si Arkani.

Në aktgjykimin e formës së prerë të vitit 2003, Gjykata e Hagës konstatoi se Plavshiq pranoi se, si anëtare e udhëheqjes më të lartë politike të serbëve të Bosnjës, kishte marrë pjesë në politikën e ndarjes etnike, e cila çoi në vdekjen e mijëra njerëzve dhe dëbimin me forcë të dhjetëra mijëra të tjerëve.

Gjykata deklaroi se përndjekjet përfshinin dëbime, zhvendosje të detyruara të popullsisë, ndalime të paligjshme, trajtim mizor, si dhe shkatërrimin e pronës dhe objekteve fetare të popullsisë joserbe.

Gjyqtarët e Hagës arritën gjithashtu në përfundimin se Plavshiq mbështeste dhe arsyetonte fushatën e spastrimit etnik të kryer nga strukturat politike, ushtarake dhe policore të serbëve të Bosnjës.

Në aktgjykim thuhej se ajo ishte në dijeni për krimet e përhapura kundër joserbëve, por nuk i kishte parandaluar dhe as nuk i kishte ndëshkuar përgjegjësit, megjithëse kishte ndikim të madh politik.

Gjatë pranimit të fajësisë, ajo deklaroi se e pranonte faktin se “mijëra myslimanë dhe kroatë të pafajshëm ishin viktima të një përpjekjeje të organizuar dhe sistematike për t’i larguar nga territoret që autoritetet serbe i konsideronin të tyret”.

Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, akuzat e tjera, përfshirë atë për gjenocid, u hodhën poshtë.

Shtatë vjet më vonë, ndërsa vuante dënimin në Suedi, në një intervistë për revistën suedeze “Vi”, ajo e tërhoqi pranimin e fajësisë, duke e pranuar se e kishte bërë këtë për të shmangur një dënim më të gjatë me burgim.

Pasi vuajti dy të tretat e dënimit, Plavshiq u lirua në vitin 2009.

Nga Suedia, ajo u transportua me avion të Qeverisë së Republikës Sërpska në Beograd, ku në pistë e priti kryeministri i atëhershëm i Republikës Sërpska, Dodik.

Gjatë luftës, Plavshiq ishte një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Radovan Karaxhiqit, i cili më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte.

Ndër pamjet më të njohura nga ajo periudhë ka mbetur fotografia e vitit 1992, në të cilën Plavshiq në Bijelinë kalon mbi trupin e një civili mysliman të vrarë për të përshëndetur Zhelko Razhnatoviq Arkanin, udhëheqësin e një njësie paraushtarake serbe.

“Janë 12 milionë serbë dhe, edhe nëse gjashtë milionë prej tyre vdesin në fushëbetejë, gjashtë milionët e mbetur do të vazhdojnë të korrin frytet e asaj lufte”, është një nga deklaratat që ajo bëri gjatë luftës.

Disa media kanë raportuar se ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, e konsideronte atë person radikal, ndërsa bashkëshortja e tij, Mirjana Markoviq, e kishte quajtur “Mengele femër”, duke iu referuar mjekut nazist Jozef Mengele.

Para se të hynte në politikë, Plavshiq ndërtoi një karrierë të rëndësishme akademike si biologe.

Ajo botoi rreth njëqind punime shkencore, ndërsa Universiteti i Sarajevës e emëroi profesoreshë në vitin 1956. Ajo ishte edhe dekane e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore dhe u specializua shkencërisht në Pragë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para luftës në Bosnje, ajo ishte anëtare e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës.

Ndryshe nga një pjesë e udhëheqjes së atëhershme të Republikës Sërpska, ajo e mbështeti Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje në vitin 1995. Pas luftës, ajo ushtroi detyrën e presidentes së Republikës Sërpska.

Pas konfliktit me mbështetësit e Karaxhiqit dhe Partisë së tij Demokratike Serbe, ajo themeloi Aleancën Popullore Serbe. Në fillim të viteve 2000, ajo u tërhoq gradualisht nga jeta politike pas dështimeve të partisë së saj në zgjedhjet lokale.

Një vit më vonë, ajo iu dorëzua vullnetarisht Tribunalit të Hagës, para të cilit u dënua si zyrtarja më e lartë politike e serbëve të Bosnjës që pranoi fajësinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.