☁️
Tiranë 19°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 81.46 ▲0.88%
ARI 4,336 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
₿ CRYPTO
BTC $66,333 ▲ +1.04% ETH $1,794 ▲ +4.22% XRP $1.2395 ▲ +4.51% SOL $74.0400 ▲ +4.27%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.46 ▲0.88 % ARI 4,336 ▼0.36 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.46 ▲0.88 % ARI 4,336 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
16 Jun 2026
Breaking
Kosova

E rëndë/ “Çmendet” shqiptari nga Kosova vret bashkëjetuesen e tij dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Një 46-vjeçar nga Kosova, me inicialet B.G., është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës ka vrarë bashkëjetuesen e tij në Ulqin, në lagjen Kodra, dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë ku ata jetonin, raporton Vijesti.

Sipas policisë, i dyshuari ka pësuar edhe vetë lëndime nga zjarri dhe fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, e më pas në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 00:30 është njoftuar për një zjarr në një objekt banimi në lagjen Kodra të Ulqinit. Menjëherë pas ndërhyrjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë gjetur trupin e pajetë të një gruaje të paidentifikuar fillimisht, e cila më vonë është identifikuar si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë.

Po ashtu, në vendngjarje është gjetur dhe ndaluar një person me lëndime nga zjarri, i cili më vonë është identifikuar si B.G. (46).

Rasti është raportuar te prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë, i cili ka udhëhequr hetimet në bashkëpunim me policinë. Sipas njoftimit, janë ndërmarrë veprime hetimore, janë marrë deklarata nga dëshmitarë, janë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe prova materiale nga vendi i ngjarjes, të cilat do të ekspertizohen.Hetimet e deritanishme, sipas autoriteteve, krijojnë dyshimin se B.G. ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, ka ndezur zjarr në shtëpinë ku ndodhi ngjarja dhe më pas është larguar nga vendi.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Qendrën Klinike në Podgoricë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, i dyshuari B.G. ndodhet nën mbikëqyrje policore në Qendrën Klinike, ku po trajtohet për djegiet e marra gjatë incidentit. Autoritetet kanë bërë të ditur se për zhvillimet e mëtejshme publiku do të njoftohet me kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.