Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 17 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 84.00 ▼7.86%
ARI 4,849 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $77,315 ▲ +3.12% ETH $2,421 ▲ +3.44% XRP $1.4793 ▲ +1.98% SOL $88.9000 ▼ -0.02%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 84.00 ▼7.86 % ARI 4,849 ▲0.85 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 84.00 ▼7.86 % ARI 4,849 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Opinion

E shkuara nuk rezervon asnjë të ardhme për Europën

Nga: Joschka FISCHER

Kanë mbetur vetëm disa muaj, kur Mbretëria e Bashkuar do të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Europian. Deri tani, debati rreth Brexit është sjellë kryesisht rreth çështjeve ekonomike. Nëse Britania e Madhe do të dalë nga blloku pa një marrëveshje të përbashkët, dëmi ka të ngjarë të jetë serioz. Dhe, siç po qëndrojnë aktualisht punët, një marrëveshje e tillë është larg arritjes.

Një “Brexit i ashpër”, do të thotë që më 29 mars 2019, do të përfundojë anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha traktatet e BE-së – si unioni doganor dhe tregu i përbashkët- dhe marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë të nënshkruara nga BE.

Vendi ishullor do të bëhet thjesht një palë e tretë, me pasoja të gjera për tregtinë e BE-së – por jo më pak kaos në kufirin me Mbretërinë e Bashkuar. Por Brexit, do të ketë natyrisht edhe pasoja të mëdha politike. Përsa i përket çështjeve të përditshme, BE-ja perceptohet kryesisht si një treg i përbashkët dhe bashkim doganor. Por në thelbin e saj, ajo një projekt politik i bazuar në një ide specifike rreth sistemit europian të shteteve.

Për shkak të kësaj ideje – dhe jo ekonomisë së çështjes – po ndodh në fakt Brexit. Dhe kjo është arsyeja se pse vendimi i Britanisë për të lënë BE-në – me ose pa një marrëveshje – do të ketë një ndikim të thellë në rendin europian të shekullit XXI-të.

Një shumicë e lehtë britanikësh, që votuan pro Brexit në referendumin e 2016-ës, nuk ishin të shqetësuar për mirëqenien e tyre ekonomike, por për rimarrjen e sovranitetit të plotë politik. Ata e përcaktojnë sovranitetin, jo në aspektin e fakteve objektive për të tashmen apo të ardhmen e Britanisë, por në aspektin e së kaluarës së Britanisë, si një fuqi globale gjatë shekullit XIX-të. S’ka gjë se Britania e Madhe, është tanimë një fuqi europiane e mesme, me pak ose aspak shanse që të bëhet ndonjëherë një lojtare globale – qoftë brenda apo jashtë BE-së.

Nëse pjesa tjetër e kontinentit do të ndjekë shembullin britanik, dhe do të zgjedhë shekullin e XIX-të në vend të shekullit XXI-të, BE-ja do të shpërbëhet. Secili vend, do të detyrohej të kthehej sërish në një sistem të ngurtë të shteteve sovrane, të cilat luftojnë për epërsi, dhe që kontrollojnë vazhdimisht ambiciet e njëra-tjetrës.

Në kushte të tilla, vendeve europiane do t’u mungonte çfarëdolloj fuqie e vërtetë, dhe kësisoj do të tërhiqeshin nga skena botërore. Europa, e ndarë mes Transatlantizmit dhe Eurazianizmit, do

të bëhej një pre e lehtë për fuqitë e mëdha joeuropiane të shekullit XXI-të.

Në një skenar më të keq, Europa madje mund të shndërrohet në një fushëbetejë të fuqive më të mëdha. Europianët nuk do ta përcaktonin më vetë të ardhmen e tyre; fati i tyre do të vendosej diku tjetër. Rendi i vjetër në rënie i Europës së shekullit XIX, lindi fillimisht nga Lufta Tridhjetëvjeçare (1618-1648).

Sistemi mesjetar që e parapriu atë, bazuar në një kishë dhe perandori universale, u zhduk gjatë Reformimit. Pas një sërë luftërash fetare dhe vendosjes së fuqive të forta territoriale, ajo u zëvendësua nga “sistemi Vestfalian” i shteteve sovrane. Gjatë shekujve që pasuan, Europa sundoi botën, dhe vetë Britania ishte fuqia europiane dominuese.

Por sistemi Vestfalian u shkatërrua nga dy luftërat botërore të gjysmës së parë të shekullit XX – që të dyja ato qenë në fakt luftëra evropiane për dominimin e botës. Kur armët heshtën në vitin 1945, europianët, madje edhe aleatët fitimtarë europianë, e kishin humbur efektivisht sovranitetin e tyre.

Sistemi Vestfalian u zëvendësua nga rendi bipolar i Luftës së Ftohtë, ku sovraniteti mbështetej tek dy fuqitë bërthamore jo-europiane:Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. BE-ja u konceptua si një përpjekje për të rifituar sovranitetin europian në mënyrë paqësore, duke bashkuar interesat kombëtare të shteteve evropiane.

Qëllimi i kësaj përpjekjeje, ka qenë gjithmonë parandalimi i rikthimit në sistemin e vjetër të rivaliteteve të fuqive, aleancave reciproke dhe kërcënimit hegjemonik. Dhe çelësi i suksesit,

ka qenë një sistem kontinental i bazuar në integrimin ekonomik, politik dhe ligjor.

Gjatë rrjedhës së negociatave Britani-BE, është rigjallëruar një problem i vjetër:çështja irlandeze. Kur Republika e Irlandës dhe Britania e Madhe i përkisnin BE-së, nxitja për ribashkimin e Irlandës dhe lufta civile midis katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut, mund të pushonte.

Realitetet praktike të integrimit në BE, nënkuptonin se nuk ishte më me rëndësi se cilit vend i përkiste Irlanda Veriore. Por me Brexit që e hedh historinë në anën e kundërt, kërcënojnë të rrikthehen hijet e së kaluarës. Europianët duhet ta shohin nga afër çështjen irlandeze, pasi ekziston edhe më shumë potencial për rikthimin e konflikteve të tilla në kontinent.

Në botë po lind një rend i ri botëror, i cili do të përqendrohet në Paqësor, jo në Atlantik.

Europa ka një dhe vetëm një mundësi për ta menaxhuar këtë tranzicion historik. Shtetet-kombet e vjetra europiane, nuk do të jenë të përshtatshëm për konkurrencën e re, nëse nuk janë të bashkuar.

Dhe madje edhe atëherë, arritja e sovranitetit europian do të kërkojë një përpjekje të madhe, dhe të përqendruar të vullnetit politik dhe zgjuarsisë. Nostalgjia për një të kaluar të lavdishme, është gjëja e fundit që do t’i ndihmonte europianët të përballen me sfidën që kanë përpara. E kaluara, nga vetë natyra e saj, ka mbaruar. Me ose pa Mbretërinë e Bashkuar, Europa duhet të shohë para të ardhmen e vet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.