☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,788 ▲ +0.31% ETH $2,689 ▲ +1.02% XRP $1.4887 ▲ +0.98% SOL $119.8600 ▲ +1.51%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
roze

E vërteta për dokumentarin e përfolur të dasmës së Taylor Swift

Pavarësisht spekulimeve të shumta në rrjet se dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce ishte filmuar për një dokumentar të ardhshëm, burime pranë çiftit kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Sipas revistës People, këngëtarja dhe ylli i NFL-së nuk kanë asnjë plan për të realizuar apo publikuar një film kushtuar ditës së tyre të martesës.

Zërat nisën pasi gjatë ceremonisë në Madison Square Garden u panë kamera profesionale dhe ekipe xhirimi, duke bërë që shumë fansa të besonin se dasma po regjistrohej për një dokumentar.

Taylor Swift dhe Travis Kelce, të dy 36 vjeç, u martuan më 3 korrik në një ceremoni madhështore në zemër të New York-ut.

Sipas përfaqësueses së Swift, nusja dhe dhëndri u veshën me krijime Christian Dior Haute Couture, të dizajnuara nga Jonathan Anderson. Këpucët u realizuan me porosi nga Christian Louboutin, ndërsa Taylor kompletoi pamjen me bizhuteri Cartier.

Çifti zgjodhi të mos kishte shoqëruese nuseje apo shoqërues dhëndri. Në vend të tyre, vëllai i Taylor, Austin Swift, mbajti rolin e “Man of Honor”, ndërsa Jason Kelce, vëllai i Travis, ishte “Best Man”. Ceremonia u drejtua nga aktori Adam Sandler.

Menjëherë pasi çifti tha “Po”, ekranet gjigante jashtë Madison Square Garden shfaqën mesazhin “JUST&T MARRIED!”, një lojë fjalësh me emrat e Taylor dhe Travis.

Një ditë para dasmës, përfaqësuesja e Taylor Swift njoftoi se çifti kishte dhuruar 26 milionë dollarë për organizata bamirëse, përfshirë Feeding America, ASPCA, organizatën The Store të Brad Paisley dhe Kimberly Williams-Paisley, si edhe Imagination Library të Dolly Parton.

Në ditën e dasmës, Dolly Parton falënderoi publikisht çiftin për donacionin prej 2 milionë dollarësh për fondacionin e saj.

Me humor, këngëtarja legjendare tha:

“Taylor dhe Travis, më thanë se po dhuroni 2 milionë dollarë për ‘Imagination Library’. Jam pa fjalë dhe jashtëzakonisht mirënjohëse. Meqë e keni bërë bamirësinë pjesë të jetës suaj, kur të vijë fëmija juaj i parë, a mund ta kem unë? Do të jetë një fëmijë vërtet i veçantë”, u shpreh ajo me shaka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.