Edhe Këshilli Bashkiak i Divjakës kundër Reformës Territoriale, firmoset kërkesa: Jo bashkimit me Lushnjën, kemi kapacitet
Pas këshillit Bashkiak të Dimalit, një tjetër institucion vendor merr vendim kundër shkrirjes së propozuar nga PS në reformën territoriale.
20 anëtarë të Bashkisë Divjakë kanë firmosur një shkresë ku shprehen kundër shkrirjes së institucionit me Lushnjën.
Kërkesa i drejtohet kryeparlamentarit Peleshi, presidentit Begaj, kryeministrit Rama, ministrit Ervin Demo dhe komisionit të posaçëm.
Sipas shkresave të shpërndara në rrjetet sociale nga deputeti i PD, Luan Baçi, kërkohet pezullimi i çdo procedure për shkrirjen, konsultime publike me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, publikimin e kritereve, respektimin e autonomisë së njësive të vetëqeverisjes dhe marrjen në konsideratë të performancës.
“Ne, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Divjakë, në përmbushje të detyrimeve tona kushtetuese dhe ligjore për përfaqësimin e interesit të qytetarëve, shprehim kundërshtimin tonë ndaj çdo propozimi për shkrirjen e Bashkisë Divjakë, në kuadër të reformës së re administrativo- territoriale.
Vlerësojmë se çdo ndryshim i organizimit territorial duhet të mbështetet në analiza të plota ekonomike, sociale, demografike dhe administrative.
Këshilli Bashkiak vlerëson se Bashkia Divjakë ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme institucionale dhe administrative për të ushtruar funksionet e saj në mënyrë ekzistojnë argumente të mjaftueshme që justifikojnë shkrirjen e saj”, thonë këshilltarët.
Më tej, rendisin një sërë argumentesh në mbështetje të ruajtjes së bashkisë duke e vënë theksin te stabiliteti financiar, investimet, menaxhimi i fondeve, ruajtja e identitetit duke përmbyllur me përsëritjen e kërkesës për të vijuar si njësi më vete.
Argumente që mbështesin ruajtjen e Bashkisë Divjakë:
-Bashkia ka stabilitet financiar dhe administron me përgjegjësi fondet publike.
-Ka përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.
-Ka realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, rrugë,
ndriçim dhe hapësira publike.
-Ka kapacitet për tërheqjen dhe menaxhimin e fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Ka ruajtur identitetin historik, kulturor dhe administrativ të komunitetit.
-Ofron shërbime publike pranë qytetarëve; largimi i administratës do të rriste kostot dhe
kohën e aksesit për banorët.
-Ka potencial të rëndësishëm ekonomik në Bujqësi, Arsim, Turizëm, Biznes lokal dhe
-Ka bashkëpunim efektiv me institucionet qendrore dhe partnerët ndërkombëtarë.
zhvillim rural.
Tregues të performancës që ka arritur Bashkia Divjakë:
-Realizimi i buxhetit vjetor.
-Niveli i mbledhjes së të ardhurave vendore.
-Ulja e detyrimeve të prapambetura.
-Numri dhe vlera e investimeve të realizuara gjatë 5 viteve të fundit.Fondet e përfituara nga grantet kombëtare dhe programet e Bashkimit Evropian.
-Numri i projekteve të përfunduara sipas planit.
-Përqindja e mbulimit me shërbime publike.
-Koha mesatare e ofrimit të shërbimeve administrative.
-Numri i bizneseve aktive dhe tendenca e tyre.
-Shërbimin për turistët e huaj dhe vendas.
-Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve bazë.
-Treguesit e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare.
-Auditimet pa gjetje të rëndësishme ose me rekomandime të zbatuara.
-Treguesit e performancës sipas vlerësimeve të institucioneve shtetërore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.