☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,375 ▲0.03%
NASDAQ 26,479 ▲1.18%
NAFTA 99.98 ▼1.75%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,644 ▲ +0.75% ETH $2,345 ▲ +1.23% XRP $1.3236 ▲ +2.23% SOL $100.9400 ▲ +0.37%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Edhe një shtetas kosovar në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, kërkon vëmendje institucionale

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një shtetas i Kosovës, Avdi Memçaj, ndodhet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale.

Në një postim publik, Koci ka deklaruar se rasti i është raportuar nga familjarët e të dyshuarit, të cilët i kanë kërkuar që të marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij.

“Që nga 20 maji në paraburgim në Serbi, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale. Avdi Memçaj është arrestuar më 20 maj në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga ajo ditë ndodhet në paraburgim në Serbi, sipas informatave që më ka dhënë familja e tij”, ka deklaruar Koci.

Ai ka shtuar se familja e Memçajt ka kërkuar që rasti të trajtohet me kujdes, pasi sipas tyre ai jeton prej vitesh në Kroaci dhe është pronar i disa furrave të bukës.

“Familja e tij më është drejtuar duke më kërkuar ta marr përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij”, ka thënë ai.

Koci ka theksuar se rasti nuk është bërë publik më herët për shkak të frikës nga pasojat.

“Rastin nuk e kanë bërë publik deri më sot, sepse kanë pasë frikë se kjo mund të kishte pasoja si për Avdi Memçajn, ashtu edhe për familjen e tij”, ka deklaruar ai.

Ai ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë rastin dhe do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tij, duke i bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ofrojnë mbështetje.

“Do ta shqyrtoj me seriozitet këtë rast dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet juridike që i lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave të tij”, ka theksuar Koci.

Në fund, ai ka ngritur shqetësime edhe për ndalime të tjera të qytetarëve të Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi, përfshirë edhe kontrollin e telefonave mobilë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.