🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼0.5%
ARI 4,031 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,006 ▼ -0.52% ETH $2,310 ▼ -1.34% XRP $1.2930 ▼ -0.39% SOL $100.3800 ▼ -1.18%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼0.5 % ARI 4,031 ▼0.18 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼0.5 % ARI 4,031 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

EGJIPT – Parlamenti autorizon mbështetjen ushtarake për Arabinë Saudite

Kajro, 26 tetor /ATSH-DPA/- Parlamenti i Egjiptit autorizoi sot presidentin Abdel-Fattah al-Sissi të marrë masat e nevojshme, për të mbështetur Arabinë Saudite në mbrojtjen e territorit të saj.

Vendimi u miratua me dy të tretat e votave, gjatë një seance plenare të drejtuar nga kryetari i parlamentit, Hisham Badawi.

Ai erdhi pas kërkesës së presidentit al-Sissi për autorizim parlamentar, për të ndërmarrë masa mbrojtëse në mbështetje të Arabisë Saudite.

Deputeti egjiptian, Mostafa Bakri deklaroi në rrjetin social X se autorizimi i jep presidentit mundësinë të dërgojë trupa ushtarake egjiptiane në Arabinë Saudite, nëse kjo do të jetë e nevojshme dhe në koordinim me autoritetet saudite.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Arabia Saudite do të kërkojë dërgimin e trupave tokësore.

Deri tani nuk është njoftuar asnjë vendim konkret për dislokimin e forcave ushtarake.

Arabia Saudite është përballur javët e fundit me shtimin e sulmeve nga rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani.

Mbretëria është ndikuar gjithashtu nga lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Iranit.

Egjipti dhe Arabia Saudite janë aleatë të ngushtë.

Riadi i ka ofruar Kajros mbështetje të konsiderueshme financiare dhe investime, ndërsa të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta për sigurinë rajonale, përfshirë zhvillimet në Sudan dhe në Bririn e Afrikës.

Egjipti është gjithashtu i shqetësuar për pasojat që mund të sjellin sulmet e reja të rebelëve Houthi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe në rajonin përreth.

Sulmet ndaj anijeve gjatë viteve 2023 dhe 2024, detyruan shumë kompani detare të shmangnin kalimin përmes Kanalit të Suezit, duke ulur ndjeshëm trafikun në këtë rrugë të rëndësishme detare, e cila përbën një burim të madh të ardhurash për Egjiptin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.