☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.50 ▼1.55%
ARI 4,078 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,415 ▲ +0.05% ETH $2,094 ▼ -0.94% XRP $1.0797 ▼ -0.11% SOL $84.6800 ▼ -1.67%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.50 ▼1.55 % ARI 4,078 ▼0.88 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.50 ▼1.55 % ARI 4,078 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ekipi shqiptar i shpëtimit i përlotur: Situatë drithëruese, kthejmë solidarizimin e Turqisë për ne në tërmetin e 26 nëntorit!

Gazetari i Top Channel Artur Bibe, ka mundur të intervistojë dy nga anëtarët e ekipit shqiptar të shpëtimit që ndodhet në Turqi për shpëtimin e njerëzve nga rrënojat e tërmetit vdekjeprurës.
Behari, një nga anëtarët e ekipit është shprehur se grupi ka vijuar punën pa ndërprerje prej 24-orësh për nxjerrjen e trupave.

“Aktualisht po ndihmojmë përmes kamerave. Kemi vijuar punën pa ndërprerje 24 orëve. Po punohet për nxjerrjen e trupave. Situata është shumë e rëndë. Jemi futur në vende shumë të vështira. Gjendja është shumë e rëndë.”- shprehet Behari, anëtar i ekipit shqiptar.

Mjekja shqiptare, Hygerta Ilica është shprehet e përlotur se situata atje është drithëruese. Ajo thotë se solidarizimi i ekipit shqiptar vjen pas asaj që bëri Turqia për tërmetin që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019.

“Si mjeke e ekipit është situatë drithëruese për ne. Civilët kërkojnë ndihmë, na drejtohen në mënyrë drithëruese. Po përpiqemi të bëjmë aq sa mundemi. Ka banorë e zëra që dëgjohen e nuk i ndihmojmë dot. Po punojmë krah forcave turke. Ky solidarizim vjen pas atij që ka bërë Turqia për ne në kohën e tërmetit, për mua Turqia është vend i afërt. Jam e lumtur që po jap këtë kontribut. Shpresojmë të bëjmë krenar popullin tonë”- shprehet anëtarja e ekipit shqiptar, Hygerta Ilica.

Aktualisht kanë kaluar 3 ditë nga tërmeti që la pas mbi 16 mijë viktima në Turqi dhe Siri dhe puna  e ekipeve të shpëtimit është e vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Për të mbijetuarit nën rrënoja mbijetesa po bëhet ende më e vështirë, nga mungesa e ujit e ushqimit dhe i ftohti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.