☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,119 ▲0.15%
DOW 49,119 ▼0.39%
NASDAQ 24,563 ▲0.51%
NAFTA 95.13 ▼0.75%
ARI 4,728 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $77,985 ▲ +0.65% ETH $2,314 ▼ -0.23% XRP $1.4341 ▲ +1.33% SOL $85.9900 ▲ +0.36%
S&P 500 7,119 ▲0.15 % DOW 49,119 ▼0.39 % NASDAQ 24,563 ▲0.51 % NAFTA 95.13 ▼0.75 % ARI 4,728 ▲0.09 % S&P 500 7,119 ▲0.15 % DOW 49,119 ▼0.39 % NASDAQ 24,563 ▲0.51 % NAFTA 95.13 ▼0.75 % ARI 4,728 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Bota

Ekspertët amerikanë akuzojnë BE për dështim të dialogut të udhëhequr nga SHBA

“SHBA dhe BE ndajnë të njëjtat objektiva themelore në Ballkanin Perëndimor: që rajoni të jetë paqësor, demokratik dhe ekonomikisht i suksesshëm, i bazuar në sundimin e ligjit dhe jo një shesh lojërash për fuqitë revizioniste si Kina dhe Rusia. Kush do t’i marrë lëvdatat për zhbllokimin e gjendjes aktuale gjatë periudhës së shkurtër kohore të dhënë nga zgjedhjet e fundit në Serbi, duhet të jetë shumë më pak e rëndësishme. Të shohësh BE të bëjë përtej të zakonshmes për të ruajtur gjendjen e tanishme nga frika e marrjes së lëvdatave nga dikush tjetër për përparimin e arritur eventual është zhgënjyese – dhe pozitivisht Trumpiane”, la thënë Rohac dhe Stradner.

Për më tepër, ata shkruajnë se kur bëhet fjalë për diplomacinë, presidenti amerikan Donald Trump sipas kritikuesve të tij, ka shprehi që t’i rrisë vlerën paraqitjes e jo thelbit, ka mungesë takti ndaj aleatëve dhe shumë shpesh e vë në dukje egon e tij shpejt të lëndueshme.

Rreth Samitit Kosovë-Serbi gjatë javës që kaloi, të gjitha këto dobësi karakteri u shfaqen publikisht nga BE. Kur fillimisht u bë i ditur lajmi për një samit të Shtëpisë së Bardhë midis liderëve të Serbisë dhe të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, shumica e vëzhguesve të Ballkanit u çuditën. Reagimi nga Evropa ishte tërësisht i acartë. “Një marrëveshje e mirë do t’i afronte Kosovën dhe Serbinë me BE dhe nuk besoj se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa praninë e BE-së atje”, tha emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përjashtimi i BE-së nga takimi ishte me të vërtetë një veprim i pacipë. Nuk ndihmoi as fakti që i dërguari i Trump, Richard Grenell, prezantohet si një figurë e qartë jo-diplomatike. Gjatë dy viteve si ambasador në Gjermani, ai tjetërsoi pjesën më të madhe të klasës politike të vendit. Kur samiti po përgatitej, ai i fyente kritikët e tij në Twitter: “Ju nuk e dini se për çfarë po flisni. Por jeni shumë të sigurt që po e dini. Tipike!”

Nëse e lëmë teatralitetin mënjanë, iniciativa e Grenell ka meritë. Që nga marrëveshja kryesisht aspiruese e Brukselit (2013), e cila e zotoi Kosovën dhe Serbinë për një “normalizim” gradual të marrëdhënieve të tyre, BE-ja ka shumë pak për të treguar për angazhimin e saj gjatë viteve në rajon. Një rifillim i drejtuar nga SHBA i bisedimeve të organizuara rreth çështjeve të integrimit ekonomik, me karotën shtesë të siguruar nga investimet e ardhshme të SHBA mund të ketë qenë joefektive, por nuk ishte i gabuar, thonë ekspertët e institutit “American Enterprise”, Dalibor Rohac dhe Ivana Stradner.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.