🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.99 ▼0.77%
ARI 4,058 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,216 ▲ +0.56% ETH $2,357 ▲ +0.41% XRP $1.3238 ▼ -0.35% SOL $102.2900 ▲ +0.99%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Eksperti i sigurisë alarmon: Deklaratat nga Beogradi tregojnë se synimet ndaj Kosovës vazhdojnë

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë, duke vlerësuar se ato dëshmojnë se qëndrimet e Beogradit ndaj Kosovës mbeten të pandryshuara.

Përmes një reagimi publik, Islami rikujtoi një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të bërë rreth shtatë muaj më parë, sipas së cilës Serbia po pret rrethana më të favorshme për të hyrë me ushtrinë e saj në Kosovë.

Ai tha se së fundmi është deklaruar edhe Vojislav Sheshel, të cilin e cilësoi si frymëzues të Vuçiqit, duke pretenduar se deklaratat e tij pasqyrojnë qëndrimet e spektrit politik serb ndaj Kosovës.

Sipas Islamit, këto deklarata tregojnë se, kur bëhet fjalë për Kosovën, pozita dhe opozita në Serbi ndajnë të njëjtin qëndrim.

Ai theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë, duke fuqizuar Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Nuk thuhet rastësisht se balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri”, ka përfunduar Islami në reagimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.