☁️
Tiranë 30°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,362 ▼ -1.17% ETH $2,572 ▼ -2.53% XRP $1.3754 ▼ -3.22% SOL $108.0600 ▼ -3.29%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Një plagosje me armë zjarri, një seri shpërthimesh, një vrasje me tritol dhe tashmë një tjetër ekzekutim. Është kjo kronologjia e një historie kriminale që ka përfshirë disa emra në Sarandë dhe që sot shënoi një tjetër episod të rëndë me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj.

I njohur si “Tani i Ruzhdiut”, Myrtaj u qëllua për vdekje mëngjesin e kësaj të diele (20 Shtator) në zonën e ish-agjencisë. Dy persona të maskuar, që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra, dyshohet se e qëlluan me armë zjarri dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Por atentati nuk preku vetëm objektivin. Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, një kalimtar i rastit që ndodhej në vendngjarje.

Saga e hakmarrjeve

Përplasja që sot rikthehet në qendër të vëmendjes së hetuesve ka një pikënisje të paktën një vit më parë. Më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës, Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj u plagosën me armë zjarri. Sipas të dhënave të hetimit për atë ngjarje, Ramadan Zoto dyshohej si autori i plagosjes, ndërsa Artan Myrtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj u akuzuan për përkrahje të autorit të krimit dhe ndihmë gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Por pas asaj dite, në Sarandë nisën një sërë episodesh që do ta zgjeronin konfliktin. Pas plagosjes së dy personave, konflikti vijoi me ngjarje të tjera kriminale. Automjeti i Klaus Jacajt u përfshi në një shpërthim, ndërsa më vonë Isuf Jacaj, babai i tij, u vra me eksploziv.

Në vijim u shënua edhe dëmtimi i pronës së Ramadan Zotos. Episodet e njëpasnjëshme sollën në vëmendje pistën e hakmarrjes dhe lidhjet e mundshme mes personave të përfshirë në ngjarjet e ndryshme. Sot, pas më shumë se një viti, Artan Murtaj, një prej emrave të përfshirë në dosjen e vitit 2025, u ekzekutua në mes të Sarandës.

Myrtaj sapo ishte liruar nga burgu

44-vjeçari rezultonte me precedentë penalë dhe ishte përfshirë në hetimet për ngjarjen e korrikut 2025. Vizion Plus ka mësuar se ai ishte liruar nga burgu pak kohë përpara atentatit. Ndërkohë, Ramadan Zoto ndodhet në burg, Erjon Canaj vijon të jetë në kërkim, ndërsa hetimet për episodet e mëparshme kanë mbajtur në fokus edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Plumbat godasin edhe një kalimtar

Atentati i sotëm mori një tjetër përmasë pasi plumbat goditën edhe një person që nuk kishte asnjë lidhje me historinë e përplasjeve.

73-vjeçari Xhevdet Skëndaj u plagos aksidentalisht dhe u dërgua në spital. Rasti i tij tregon edhe një herë se atentatet e kryera në ambiente publike nuk kufizohen vetëm te objektivi i autorëve, por mund të prekin edhe qytetarë që ndodhen rastësisht në vendngjarje.

Ende nuk ka një përfundim zyrtar se atentati ndaj Artan Myrtajt është pjesë e konfliktit të nisur në vitin 2025, por lidhjet mes personave dhe ngjarjeve të mëparshme bëjnë që kjo të jetë një prej pistave që pritet të verifikohet.

Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.