☁️
Tiranë 29°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,330 ▼ -1.17% ETH $2,574 ▼ -2.68% XRP $1.3760 ▼ -3.14% SOL $108.0300 ▼ -3.5%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Sarandën, ku u ekzekutua me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe një kalimtar 73-vjeçar.

Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje për “Ditari i Fundjavës” nga Denisa Pasholli, tregon se viktima ishte duke konsumuar një kafe në lokal në momentin e ngjarjes. Dy autorët janë afruar pranë 44-vjeçarit duke e qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ngjarje të tilla kriminale, atentate të organizuara në detaje nga autorët janë të vështira për t’u zbardhur. Pothuajse të gjitha atentatet ku autorët përdorin motorë, janë të maskuar dhe me skafandra, nuk janë zbardhur. Edhe ngjarja e sotme, edhe pse ka kamera sigurie, është shumë e vështirë për grupin hetimor për t’u zbardhur, pasi ato kanë studiuar me detaje duke mos lënë gjurmë. Në rastin konkret ato kanë pritur momentin kur viktima ka dalë nga banesa, dhe më pas është ulur në një lokal në kryqëzimin e zonës së ish-agjencisë. Kanë parë momentin që viktima është ulur për të konsumuar një kafe në lokal, janë afruar dhe kanë qëlluar dy herë me armë zjarri. Viktima i ka njohur autorët, që ai ishte pre i atentatit, dhe tentoi të largohej në këmbë, por autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar dhe duke e lënë të vdekur në mes të rrugës. Dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Gjirokastrës, por janë informacione paraprake, të pakonfirmuara ende”, thotë gazetari Igli Çelmeta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.