Elbasani, trajneri Gvozdenoviç: 7 pikë janë shumë pak
“7 pikë jam shumë pak”. Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç nuk e fsheh zhgënjimin pas barazimit të arritur në shtëpi, 1-1 përballë Vorës. Në prononcimn e tij për “Super Gol”, trajneri i elbasanasve theksoi: “Po, jemi shumë të mërzitur. Çfarë ishte më e vështirë ne e bëmë në pjesën e parë. Shënuam, kishim lojën në dorë. Më pas pësuam një gol, mund të them se ishim pa fat, sepse kishte dhe pesë sekonda dhe mbaronte pjesa e parë”.
“Kishim rastet për të fituar ndeshjen. Futbolli ka surpriza, nëse nuk shënon mund ta humbësh ndeshjen. Në fund Vora kishte rast të pastër, por doli 1-1”.
“Fizikisht jemi shumë mirë, jemi gati, jemi shumë të fortë. Për mua ndikoi presioni psikologjik pas golit të Vorës. Duhet ti menaxhojmë situatat më mirë psikologjikisht. Do punojmë tani për duelin ndaj Skënderbeut”.
“6 javë 7 pikë, për ne janë shumë pak. Jemi shumë të mërzitur, por kjo është situata, kemi presion. Nuk jemi mirë nga pikët. Psikologjikisht do të punojmë më shumë, do të dalim nga kjo situatë. Tani mbaron faza e parë, kemi nevojë për pikët, jemi keq, nuk jam i kënaqur”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.