⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.62 ▲0.67%
ARI 4,063 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,600 ▼ -1.47% ETH $2,055 ▼ -3.01% XRP $1.0558 ▼ -4.15% SOL $82.5700 ▼ -4.09%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,063 ▲0.82 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,063 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kosova

Krimet e Serbisë në Kosovë, përkujtohen 23 martirët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët, Haxhiu: Nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti kanë qëndruar sot në Abri të Epërme, ku kanë përkujtuar 23 martirët e familjes Deliu dhe dëshmorët e kombit, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj, të rënë më 26 shtator 1998, duke mbrojtur popullatën civile nga forcat serbe.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se mes civilëve të vrarë kishte fëmijë, gra shtatzëna e të moshuar.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Sot, në Abri të Epërme, nderuam 23 martirët e familjes Deliu dhe dëshmorët e kombit, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj, të rënë më 26 shtator 1998, duke mbrojtur popullatën civile nga forcat serbe.

Familja Deliu ishte strehuar në mal për t’u shpëtuar sulmeve dhe granatimeve. Forcat serbe i gjetën dhe i vranë nga afër. Mes të vrarëve kishte fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.

Diturije Deliu ishte vetëm gjashtëjavëshe. Ajo u gjet e gjallë nën trupin e nënës së saj, pasi 22 anëtarë të familjes së saj ishin vrarë. Jetoi edhe disa javë dhe vdiq më 19 nëntor 1998.

Po atë ditë, pak kilometra më larg, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj po luftonin për të mos lejuar forcat serbe të depërtonin te civilët e strehuar në malet përreth Abrisë.

Veseli ishte mësues. Valdeti ishte ndër veprimtarët e hershëm të UÇK-së në Abri dhe kishte marrë pjesë në disa beteja para se të binte atë ditë. Me ta ishte edhe Arben Xhemajli, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Pas disa orësh luftimesh, Veseli, Valdeti dhe Afrimi ranë në mbrojtje të civilëve të pafajshëm.

Njëzet e tetë vjet më vonë, për masakrën e familjes Deliu askush nuk është dënuar. Krimi është dokumentuar, dëshmitarët kanë folur dhe dihet se cilat forca serbe vepruan në Abri.

Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi. Institucionet tona kanë për detyrë t’i ndjekin këto krime deri në fund, pavarësisht sa kohë ka kaluar dhe pavarësisht se ku ndodhen kryerësit.

Lavdi dëshmorëve Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj!

I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët e familjes Deliu. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.