☁️
Tiranë 24°C · Vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,124 ▼ -0.16% ETH $2,691 ▼ -0.56% XRP $1.5442 ▼ -3.57% SOL $121.2400 ▲ +1.29%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Politika

“Gjenerali” merr zyrtarisht rolin e Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, kush ishin 10 paraardhësit e tij

Eric Wendt ka marrë zyrtarisht detyrën si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, duke rikthyer pas gati tre vitesh një ambasador të konfirmuar në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë.

Wendt i dorëzoi këtë të shtunë, letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij në Shqipëri. Ai pason Yuri Kim, e cila përfundoi detyrën në qershor të vitit 2023.

I propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati më 6 gusht 2026, Wendt vjen në Shqipëri pas një karriere më shumë se 34-vjeçare në ushtrinë amerikane dhe me përvojë në fushën e sigurisë dhe operacioneve speciale.

Por kush kanë qenë diplomatët që kanë drejtuar më parë Ambasadën e SHBA-së në Tiranë?

Sipas të dhënave zyrtare të Departamentit të Shtetit, dhjetë ambasadorët e fundit përpara Eric Wendt janë:

1. Yuri Kim -Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri nga janari 2020 deri në vitin 2023. Ajo ishte ambasadorja e fundit përpara Wendt dhe pas largimit të saj posti mbeti për një periudhë të gjatë pa një ambasador të konfirmuar.

2. Donald Lu -Ambasador nga janari 2015 deri në shtator 2018. Gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri u përqendruan veçanërisht te reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

3. Alexander A. Arvizu -Ambasador nga dhjetori 2010 deri në janar 2015.

4. John L. Withers – Ambasador nga gushti 2007 deri në gusht 2010.

5. Marcie B. Ries -Ambasadoreshë nga tetori 2004 deri në qershor 2007.

6. James F. Jeffrey – Ambasador nga tetori 2002 deri në maj 2004.

7. Joseph A. Limprecht -Ambasador nga shtatori 1999 deri në maj 2002.

8. Marisa R. Lino -Ambasadoreshë nga shtatori 1996 deri në maj 1999.

9. Joseph E. Lake -Ambasador nga tetori 1994 deri në mars 1996.

10. William E. Ryerson – Ambasadori i parë amerikan në Shqipërinë e pas-rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, me mandat nga dhjetori 1991 deri në tetor 1994.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u rivendosën më 15 mars 1991, ndërsa Ambasada amerikane në Tiranë u hap më 1 tetor të po atij viti. Përpara emërimit të Ryerson, Christopher Hill shërbeu për një periudhë të shkurtër si chargé d’affaires nga tetori deri në dhjetor 1991, por ai nuk ishte ambasador.

Me Eric Wendt në krye të misionit diplomatik, SHBA-të rikthejnë kështu një ambasador të konfirmuar në Tiranë pas më shumë se tre vitesh. Wendt ka deklaruar gjatë seancës së konfirmimit në Senat se ndër prioritetet e tij në Shqipëri do të jenë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.