⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.04 ▲2%
ARI 3,991 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,609 ▼ -3.37% ETH $2,243 ▼ -3.63% XRP $1.2546 ▼ -3.02% SOL $96.9100 ▼ -3.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.04 ▲2 % ARI 3,991 ▼1 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.04 ▲2 % ARI 3,991 ▼1 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Emri i Maqedonisë “shkon” në Parlament për miratim

Megjithatë, një referendum mbi marrëveshjen nuk arriti të kalojë kufijtë e pjesëmarrjes, duke e lënë çështjen për t’u zgjidhur në parlament, ku gjithsesi do të jetë e vështirë të arrihet numri i duhur i votave.

Kjo pasi koalicioni qeverisës, i cili ka 72 ligjvënës në parlamentin me 120 vende, dhe duhet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash, për të miratuar ligje për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nëse parlamenti dështon të miratojë ligjin, ai do të thërriste zgjedhje të parakohshme, ndërsa Greqia pohoi se emri i Maqedonisë nënkupton pretendime territoriale për krahinën e saj veriore, me të njëjtin emër.

Sipas marrëveshjes, Shkupi zyrtarisht do të miratojë emrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, duke zëvendësuar ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, për t’u bashkuar me NATO-n dhe për të filluar procesin e pranimit në BE.

“Tani të gjithë deputetët në parlament, pa marrë parasysh se nga cilat parti ata janë, kanë detyrën dhe detyrimin historik përpara qytetarëve për të siguruar rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik”, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski në një konferencë shtypi të hënën.

Megjithatë, partia kryesore opozitare, nacionalistja VMRO-DPMNE, tha se deputetët e saj nuk do të votonin në favor të ndryshimeve kushtetuese për shkak të rezultatit të referendumit.

Vetëm 34 për qind e elektoratit votuan në referendumin më 30 shtator, i cili kishte një pyetje: “A jeni në favor të anëtarësimit në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”

Komisioni zgjedhor tha se referendumi nuk ishte i vlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Për të qenë e vlefshme pjesëmarrja duhet të jetë 50 për qind e votuesve me të drejtë vote, plus një votë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.