Emri kalon mes dhunës! Parlamenti grek ratifikon marrëveshjen
Kundër votoi vetëm një deputet qeverisë, anëtar i partisë Anel, i cili edhe u largua nga grupi parlamentar i kësaj partie.
Marrëveshja u sulmua ashpër prej opozitës, e cila e quajti atë tradhti që i bëhet vendit, ndërsa qeveria thotë se marrëveshja mbyll përgjithmonë një ngërç që mbante peng vendin prej gati 30 vjetësh.
Në kohën që brenda Parlamentit vazhdonin diskutimet me tone të larta, edhe jashtë tij situata ishte po kaq e tensionuar.
Grupime të mbështetura prej ekstremistëve të djathtë dhe shoqatave të maqedonasve, sulmuan parlamentin dhe tentuan të hynin brenda tij, por ka qenë ndërhyrja e policisë që shpërndau dhunshëm protestën.
Një tjetër grup protestuesish sulmuan edhe automjetet e deputetëve, të cilët po dilnin prej godinës së Parlamentit duke dëmtuar disa automjete.
Edhe në këtë rast, ndërhyrja e policisë ishte vendimtare për qetësimin e situatës.