🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,805 ▼ -0.15% ETH $2,236 ▼ -0.03% XRP $1.1616 ▼ -2.11% SOL $89.6500 ▼ -0.67%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRI / Motori përplaset ‘kokë më kokë’ me makinën, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës, më 12 korrik, në zonën e Bezzeccas, në Val di Ledro, provincën e Trentos në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar me origjinë shqiptare i quajtur Renis Domi, prej vitesh banues në Concesio.

Sipas mediave italiane, 42-vjeçari po drejtonte një motoçikletë Yamaha R1 kur u përplas ballë për ballë me një automjet tip Renault Clio, i drejtuar nga një grua 67-vjeçare nga Bezzecca. Dyshohet se përplasja ndodhi në momentin kur automjeti po kryente një manovër kthimi.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe fatkeqësisht Renis Domi ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht se ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë. Rreth 100 metra pas tij udhëtonte edhe partnerja e 42-vjeçarit, e cila ishte gjithashtu ishte me motoçikletë. Ajo u bë dëshmitare e kësaj tragjedie.

Drejtuesja 67-vjeçare e automjetit pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Trentos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e aksidentit ndërhyri Policia Rrugore, e cila kreu të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.