Enti i Statistikave: Qytetarët përdorin 12% më pak transportin publik
Në tremujorin e tretë të vitit 2026, shfrytëzimi i transportit publik në Maqedoninë e Veriut ra me 12,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa rënia në total llogaritet rreth 9 për qind.
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut e kanë shfrytëzuar dukshëm më pak transportin publik gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Siç njofton Alsat, Enti i Statistikave ka publikuar raportin për këtë periudhë, sipas të cilit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, interesimi për transportin publik është ulur me 12,1 për qind, ndërsa në total rënia llogaritet rreth 9 për qind.
Sipas të dhënave të Entit, rënia brenda qytetit është 7,5 për qind, mes qyteteve 0,5 për qind, ndërsa transporti ndërkombëtar ka shënuar rënie prej 0,8 për qind. Edhe transporti ndërkombëtar, pra, është përdorur më pak se një vit më parë.
Statistikat i referohen periudhës kur në Shkup qëndron e hapur thirrja për autobusët e rinj, ndërsa furnizimin me autobusë të rinj e presin edhe qytetet e tjera të vendit.
Rënia e numrit të udhëtarëve lidhet me rritjen e çmimit të biletave. Sipas transportuesve, shtrenjtimi i biletave ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve.
Ndërkohë, në raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2026 për Maqedoninë e Veriut është potencuar se vendi ka nevoja të konsiderueshme për investime në infrastrukturën e transportit publik dhe të mallrave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.