Kosova dhe Turqia mbajnë konsultime politike në Ankara, në fokus mbrojtja dhe siguria
Kosova dhe Turqia mbajtën në Ankara konsultime politike mes ministrive të jashtme, ku në qendër të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje, siguri, arsim dhe turizëm, njoftoi KosovaPress.
Delegacioni i Kosovës u kryesua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ndërsa pala turke nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Mehmet Kemal Bozay.
Gjatë konsultimeve u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, si dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe në arsim e turizëm.
Turqia është një nga partnerët kryesorë politikë dhe ekonomikë të Kosovës, ndërsa Ankaraja e ka mbështetur Prishtinën në proceset ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.