🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,079 ▼0.43%
DOW 49,280 ▼0.33%
NASDAQ 24,314 ▼0.37%
NAFTA 89.62 ▲2.52%
ARI 4,737 ▼1.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,541 ▼ -0.4% ETH $2,305 ▼ -0.54% XRP $1.4240 ▼ -0.15% SOL $85.3300 ▼ -0.43%
S&P 500 7,079 ▼0.43 % DOW 49,280 ▼0.33 % NASDAQ 24,314 ▼0.37 % NAFTA 89.62 ▲2.52 % ARI 4,737 ▼1.91 % S&P 500 7,079 ▼0.43 % DOW 49,280 ▼0.33 % NASDAQ 24,314 ▼0.37 % NAFTA 89.62 ▲2.52 % ARI 4,737 ▼1.91 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Bota

Erdogan kërkon që vrasësit e gazetarit të gjykohën në Turqi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se do ta tregoj të vëertetën e zhveshur mbi vrasjen e gazetarit Jama Khashoggi në konsulltaten saudite në Stamboll. Erdogan është i sigurt se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe jo aksidentale. Presidenti turk thotë se Arabia Saudite ka bërë hap të madh duke pranuar se Khashoggi u vra, dhe pret që tash të dënohen të gjithë. Ai ka thënë se vrasësit e gazetarit duhet të gjykohen në Turqi.

Erdogan ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhje e Grupit Parlamentar të partisë së tij. Aty ai ka renditur detaje që nga arritja e Khashoggit në Stamboll e deri te vrasja e tij dhe zhdukja e gjurmëve nga personat brenda konsullatës.

Khashoggi fillimisht erdhi në Stamboll me datë 28 shtator, që të marrë dokumentet e martesës së tij. Rruga drejt vrasjes të tij filloi me këtë vizitë”, ka filluar Erdogan fjalimin e tij, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka treguar se si një grup prej 15 sauditëve kanë arritur në Stamboll dhe të cilët kanë hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite mëngjesin e 2 tetorit, ditës kur aty hyri Khashoggi dhe nuk doli më.

“Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit nisi hetimet bashkë me Inteligjencën turke e me forenziken, dhe arriti në përfundim se 15 sauditët erdhën në Turqi pas arritjes së Khashoggit”, ka thënë Erdogan.

Erdogan thotë se me 4 tetor Arabia Saudite tentoj të mbrohej nga ky rast dhe ftoi mediat në konsullate për t’u deklaruar. Por, Presidenti turk thotë se shteti i tij nuk do të hesht.

Tutje, Erdogan tha se ka zhvilluar një bisedë me mbretin Salman për t’i treguar se ekipi hetues turk do të hyjnë në konsullatën saudite dhe në rezidencën e konsullit.

Presidenti turk thotë se pas 18 ditëve, më 20 tetor, kur Arabia Saudite pranoi se gazetari u vra brenda konsullatës, ai ka telefonuar serish në Riad.

Sic pohon Erdogan, sauditët i kanë thënë atij se 18 persona të involvuar, të cilët kanë qenë në konsulllatë janë arrestuar.

Ai thotë se e di se kush ka provuar që përgjatë këtyre ditëve ta denigrojë imazhin e Turqisë, transmeton Express.

Erdogan i kujton sauditëve se konsullata e tyre ka imunitet, por përderisa gjendet brenda kufijve të Turqisë, ai thotë se do ta hetojnë dhe do të bëjnë cfarëdo që është e nevojshme për ta zbardhur vrasjen e gazetarit.

Presidenti turk thotë se Khashoggi u vra brutalisht dhe Arabia Saudite bëri një hap, duke e pranuar vrasjen. Tash, ai kërkon që të dënohen të gjithë të involvuarit.

Erdogan shprehet i sigurt se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe jo aksidenale.

Ky fjalim i presidentin turk erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë  se nuk është i kënaqëur mee shpjegimin që ka dhënë Arabia Saudite mbi vdekjen e gazetarit të Ëashington Post.

Në Turqi sot ka arrituar edhe shefja e VIA’s, Gina Haspel, derisa hetimet për zhdukjen e gazetarit po thellohen dhe deri më tani mediat kanë publikuar pamje të ndryshme që cojnë në përfundimin se Khashoggi u vra brenda konsullatës arabe në Stamboll.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.