Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.02 ▲0.62%
ARI 4,461 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,178 ▲ +1.76% ETH $1,900 ▲ +0.53% XRP $0.9951 ▼ -0.36% SOL $75.4800 ▲ +0.52%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.02 ▲0.62 % ARI 4,461 ▼0.3 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.02 ▲0.62 % ARI 4,461 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Eric Wendt zyrtarisht ambasador i SHBA-së në Shqipëri, pritet të nisë punën ditët e ardhshme

Me 51 vota pro dhe 47 kundër, Senati amerikan konfirmoi përfundimisht gjeneral lejtnant Erik Wendt në postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri.

Votimi në seancën plenare të Senatit pasoi atë që u mbajt në Komitetin për Punët e Jashtme të Dhomës së Lartë të Kongresit amerikan, ku Wendt mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve.

Tashmë pritet që ambasadori të nisë detyrën në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga administrata amerikane.

Gjeneral lejtnanti në pension Eric Wendt ka një karrierë të gjatë ushtarake dhe të sigurisë ndërkombëtare, duke shërbyer më shumë se 34 vite në ushtrinë amerikane dhe duke mbajtur poste të rëndësishme si në ushtri ashtu edhe në strukturat e NATO-s.

Në nëntor të vitit 2019, mori drejtimin e selisë së operacioneve speciale të NATO-s që ndodhet në Belgjikë, duke pasur nën komandë të gjitha forcat speciale të aleancës, përfshirë njësitë shqiptare, ndërsa ka punuar me trupat dhe udhëheqësit ushtarakë të Shqipërisë. Para kësaj, shërbeu për një vit si zëvendëskomandant rajonal në Afganistan, një detyrë që përfshinte edhe mbikëqyrjen e trupave nga Shqipëria.

Gjenerali punoi edhe për dy vite me Departamentin e Shtetit si pjesë integrale e ambasadës amerikane në Jeruzalem, në postin e koordinatorit amerikan të sigurisë.

Në njoftimin për shtyp pas nominimit të tij, publikuar në fund të muajit të shkuar në faqen e Departamentit të Shtetit,Wendt vlerësohet për përvojën e konsiderueshme të lidershipit, aftësitë për të menaxhuar organizata të ndërlikuara shumëkombëshe dhe ekspertizën e tij rajonale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.