☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.18 ▼0.02%
ARI 4,228 ▼1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,582 ▼ -2.69% ETH $1,634 ▼ -3.06% XRP $1.1144 ▼ -4.91% SOL $64.3800 ▼ -3.93%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.18 ▼0.02 % ARI 4,228 ▼1.37 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.18 ▼0.02 % ARI 4,228 ▼1.37 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Opinion

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

Nga MERO BAZE

Vala e përjashtimeve nga PD preku sot Elbasanin. Mund të kishte shkuar edhe në Korçë apo Vlorë, pasi edhe aty ka plot “armiq”, por në Elbasan ishte një kandidate që pretendonte të hynte në garë. Nuk është se e rrezikonte Sali Berisha nëse futej në garë. As Ervin Salianji, as Belind Këlliçi, as Evi Kokalari dhe kushdo tjetër, në këto kushte, nuk e rrezikon realisht. Dhe ai e di mirë këtë.

Ai nuk ka problem me kandidatët; problemi i tij është vetë ideja e garës. Dhe në thelb është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë.

Kjo është arsyeja pse vala e përjashtimeve shkoi në Elbasan. Tani, pas “vetëpërjashtimit” të Salianjit, Balliut dhe Kokalarit, ai është më i qetë. Së paku është i qetë që nuk do të ketë garë, pasi mungesa e saj bëhet zakon dhe më pas përsëritet.

Duke zhdukur garën si institucion, Berisha shpreson ta shtyjë pa kokëçarje mandatin e tij si kryetar i PD në opozitë, derisa të ketë mundësi fizike dhe të ketë njerëz që ta mbajnë strukturën politike në funksion.

Prandaj, përballja me Berishën nuk duhet të jetë thjesht politike. Ndaj tij duhen ndërmarrë nisma ligjore. Dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës dhe të depozitojë një kërkesë për pavlefshmërinë e garës në PD, pasi, sipas statutit (neni i njohur si “neni Basha”), ai nuk mund të kandidojë.

Është e vërtetë që shumë njerëz nuk kanë besim te zbatimi i vendimeve gjyqësore nga ana e tij, por në kushtet kur ai pengon rivalët pa ligj të hyjnë në garë, ekziston një bazë reale për ta sfiduar ligjërisht. Dhe kjo duhet bërë. Meqë ai po lufton garën pa ligjin, këta duhet të luftojnë vetëkandidimin e tij me ligj.

Gjykata e Tiranës e ka detyrim të shprehet për ligjshmërinë e një procesi të tillë, të sanksionuar në statut, përtej çdo pretendimi për cilësinë e zgjedhjeve.

Duke përdorur një mekanizëm juridik përballë dikujt që përjashton rivalët pa bazë ligjore, mund të prodhohet një lëvizje politike që bashkon më shumë njerëz sesa ambiciet individuale të kandidatëve.

Pra, duhet të nisë një proces për vendosjen e ligjshmërisë në PD si parti që funksionon mbi bazën e statutit të saj—pikërisht ajo që vetë Berisha e premtoi në betejën kundër Lulzim Basha. Vetëm duke u bashkuar rreth një kauze më të gjerë se gara individuale, mund të krijohet një frymë më e qëndrueshme kundër paligjshmërisë dhe uzurpimit të partisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.