☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,876 ▼ -0.12% ETH $2,235 ▼ -0.38% XRP $1.1600 ▼ -0.74% SOL $89.0800 ▼ -0.77%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

EURO U-19/ Tafaj: Besim te cilësitë e grupit, Shqipëria U-19 synon maksimumin ndaj Qipros dhe Armenisë

Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf.org pas publikimit të listës së futbollistëve të grumbulluar për raundin e dytë të Kampionatit Europian U-19, ku Shqipëria do të përballet me Qipron dhe Armeninë.

Në prononcimin e tij, Tafaj vlerëson kontributin e projektit të aktivizimit të lojtarëve të rinj në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë, duke theksuar se nëntë futbollistë të kampionatit shqiptar janë pjesë e listës dhe se minutazhi i marrë me ekipet e para ka ndikuar pozitivisht në përgatitjen e tyre.

“Kemi grumbulluar lojtarët më të mirë. Këtu dua të fus edhe pjesën e projektit që është zbatuar nga Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë, ku ne kemi grumbulluar nëntë lojtarë, gjë që Kombëtaren U-19 e ka ndihmuar goxha shumë për shkak të minutazhit që kanë marrë në ekipin e parë. Minutazhi ka ardhur në rritje dhe kjo është diçka që ne na ka ndihmuar”, – u shpreh Tafaj.

Tekniku kuqezi ndalet edhe te mungesat për arsye shëndetësore, te cilësitë e grupit dhe përgatitjet për dy kundërshtarët, duke shprehur besimin se Shqipëria mund të bëjë një paraqitje të mirë dhe të synojë maksimumin e pikëve.

“Për sa i përket ekipit në total, kemi tre mungesa, që janë mungesa për arsye shëndetësore. Janë dy lojtarë, njëri nga ata ka pësuar një dëmtim në grumbullimin e fundit si Shehi. Është kapiteni Gecaj, i cili ka një tërheqje në kofshë, dhe i fundit është Armir Borici, lojtari i AF Elbasanit, i cili ka pësuar një dëmtim muskular. Të tre lojtarët janë zëvendësuar nga tre lojtarë të tjerë, të cilët kanë karakteristika pothuajse të njëjta me lojtarët që na mungojnë.

Sigurisht, do të shkojmë dhe do të bëjmë maksimumin për këtë turne. Është mënyra e vetme që ne të bëjmë më të mirën atje. Unë e kam shprehur edhe më përpara që grupi që kemi është me shumë cilësi. Duke pasur shumë cilësi, edhe pritshmëritë rriten. Unë kam shumë besim te grupi dhe do të mundohemi që të bëjmë më të mirën atje për të marrë maksimumin e pikëve që kemi.

Kur flitet për ekipin Kombëtar, nuk mund të thuhet që është ekip i lehtë apo i vështirë. Të gjitha ekipet janë të vështira. Kështu që, duhet të kemi parasysh që të bëjmë më të mirën, për t’i marrë më të mirën ndeshjeve. Bashkë me stafin i kemi analizuar të dyja ndeshjet. Kemi një muaj që merremi me analizën e kundërshtarit. Janë dy kundërshtarë që kanë specifika të ndryshme. Ne jemi përgatitur për të bërë më të mirën në këtë turne që kemi këto dy ndeshjet”, – tha Fatjon Tafaj.

Shqipëria U-19 do të luajë ndaj Qipros më 11 nëntor dhe ndaj Armenisë më 14 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Sotira Municipal Stadium”, në kuadër të raundit të dytë të Europianit U-19, Liga B.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.