OpenAI arrin vlerësimin marramendës prej 1.25 trilion dollarësh
OpenAI ka siguruar rreth 11 miliardë dollarë financim të ri në një raund investimesh që e vlerëson kompaninë në 1.25 trilion dollarë, sipas Bloomberg.
Shuma prej 11 miliardë dollarësh është vetëm pjesa e parë e një raundi më të madh financimi, i cili pritet të mbyllet në javët e ardhshme dhe mund të arrijë në total rreth 20 miliardë dollarë.
Fillimisht, OpenAI kishte synuar të mblidhte rreth 30 miliardë dollarë me një vlerësim prej 1.4 trilion dollarësh, por objektivi është ulur pas luhatjeve të forta në tregun e kompanive të Al.
Në mesin e investitorëve që morën pjesë në fazën e parë përmenden Coatue Management dhe T. Rowe Price, ndërsa në raund janë përfshirë edhe SoftBank, Sequoia Capital, Founders Fund dhe Andreessen Horowitz.
Lajmi vjen në një periudhë më të pasigurt për sektorin e Al, me investitorët që po tregohen më të kujdesshëm ndaj vlerësimeve shumë të larta të kompanive të këtij sektori.
Edhe rivali Anthropic po përballet me pritje më të ulëta për vlerësimin e tij para një daljeje të mundshme në bursë. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.