☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Europol operacion në 27 shtete, mbyll mijëra faqe interneti me përmbajtje pirate

Një operacion i gjerë i Europol në 27 shtete përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën  ka rezultuar në mbylljen e 12500 faqeve online.
Të gjitha këto faqe ofronin mallra të falsifikuara ose të piratuara . Në njoftimin e Europol thuhet se problemet kryesore në faqet online vazhdojnë të jenë shkeljet e pronësisë intelektuale në markat tregtare, si dhe në përmbajtjet me të drejta autori dhe shërbimet e transmetimit të filmave, dhe platforma të tjera.

Si pasojë agjencitë e zbatimit të ligjit në disa kontinente kanë mbyllur më shumë se 12 mijë faqe interneti, kanë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme për më shumë se 2 mijë kanale televizive dhe kanë mbyllur 15 dyqane online që shesin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale.

Hetuesit gjithashtu  sekuestruan   më shumë se 127 mijë  produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe celularë me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro.

Gjatë operacionit, u lëshuan 10 urdhra kontrolli dhe 14 persona u ndaluan. Në një aksion specifik, Policia spanjolle zbuloi se i dyshuari kryesor fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe jetonte një mënyrë jetese luksoze në një shtëpi luksi , me makina të shtrenjta dhe pushime ekstravagante në të gjithë botën.

Rrjeti kriminal thotë Europol  iu përkushtua marketingut në shkallë të gjerë dhe shpërndarjes së përmbajtjes audio-vizuale pirate në internet.

Rezultatet e këtij operacioni shërbejnë si një këmbanë alarmi  për të qenë tepër të kujdesshëm kur bëni blerje në internet për të shmangur blerjen e produkteve të falsifikuara përmes platformave të paligjshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.