☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.70 ▲1.8%
ARI 4,082 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,186 ▲ +0.58% ETH $2,357 ▲ +0.45% XRP $1.3280 ▲ +0.37% SOL $102.2400 ▲ +1.08%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,082 ▲0.19 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,082 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Evazioni fiskal, Qeveria kufizon shpenzimet e kompanive

Shmangia e taksave nga kompanitë e mëdha përmes marrjes së borxheve nga mëmat e tyre jashtë, e ka shtyrë Qeverinë të propozojë një masë kufizuese. Sipas saj, shpenzimet që kompanitë bëjnë për interesat e borxhit nuk do të njihen si të zbritshme nga taksat nëse kalojnë 30 përqind të kapitalit.
Një analizë nga tatimet ka gjetur se kjo metodë është përdorur rëndom edhe nga kompanitë e mëdha shqiptare për të shmangur taksat.
Ervin Mete shpjegoi arsyet se përse Ministria e Financave propozoi kufizimin e shpenzimeve për interesa nga ana e kompanive.
“Ajo që mbrohet është gërryerja e bazës tatimore nga financime të kompanive të lidhura, thjesht dhe vetëm apo kryesisht për interesa fiskalë”, thotë zv.ministri i Ekonomisë.
Interesat e borxhit janë shpenzimet të zbritshme. Ndaj, shpesh në mënyrë të qëllimshmer kompanitë e mëdha marrin borxhe nga mëmat dhe duke u paguar mbrapsht interesa shmangin taksat që duhet të paguajnë në Shqipëri.
“Evidentohet që është një fenomen disi i pranishëm edhe në kompani të mëdha që ndodhen në Shqipëri dhe ne po ndërmarrim një hap duke u dhënë kohë që të korrektojnë financimet e veta dhe japim fuqi kësaj mase në janar të 2018-ës”, shprehet ai.
Por Lorenc Gjoni nga Dhoma Amerikane thotë se kjo masë vështirëson financimin e biznesit dhe është një ndëshkim i padrejtë kolektiv.
“Megjithëse e kuptojmë logjikën ku bazohet për të shmangur abuzimet, mendojmë se ka mënyra më të mira për të shmangur këto abuzime për të mos ju prishur pune edhe bizneseve që po përpiqen të bëjnë më të mirën”, thotë Gjoni.
Një analizë e kryer nga Tatimet në 100 kompanitë më të mëdha në vend ka gjetur se metoda e shmangies së taksave me borxh është përdorur në 30 përqind të rasteve duke i humbur buxhetit miliona euro të ardhura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.