☁️
Tiranë 19°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.54 ▼4.4%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,119 ▲ +-0% ETH $2,292 ▲ +0.95% XRP $1.2526 ▲ +0.02% SOL $94.4300 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Faji i PD-së, garuam në koalicion”- Aleatët e Berishës kundërshtojnë gjobat në KQZ: Përgjegjësia e selisë blu pë

Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD), një prej aleatëve të Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit 2025, ka kundërshtuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e një gjobe prej 20 mijë eurosh.

BLD kundërshton përgjegjësinë individuale për çështjet që lidhen me raportimin financiar të fushatës. Sipas saj, në zgjedhjet e 11 majit 2025, partitë aleate garuan nën koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM), i cili ishte subjekti zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet.

BLD argumenton se, për këtë arsye, përgjegjësia për paraqitjen e raportit financiar nuk mund t’u atribuohet veçmas partive përbërëse të koalicionit. Sipas interpretimit të saj të Kodit Zgjedhor, detyrimi për raportimin financiar i takon subjektit zgjedhor, pra koalicionit, informon “VNA”.

Në ankimin drejtuar KAS-it, BLD i referohet dispozitave të Kodit Zgjedhor për koalicionet dhe raportimin financiar, duke argumentuar se partitë përbërëse mund të sigurojnë dokumentacionin financiar, por kjo nuk i bën ato individualisht përgjegjëse për raportin financiar të subjektit zgjedhor.

Në këtë kuadër, BLD kërkon shfuqizimin e pjesës së vendimit të KQZ-së që lidhet me gjobën prej 2 milionë lekësh dhe rrëzimin e sanksionit, duke e konsideruar atë të pabazuar në ligj dhe në prova.

Në thelb, aleatët e Berishës argumentojnë se përgjegjësia për raportet financiare të fushatës duhet të lidhet me PD-ASHM si subjekti që garoi në zgjedhje, dhe jo me partitë aleate të marra veçmas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.