☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.94 ▲2.04%
ARI 4,081 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,286 ▲ +0.66% ETH $2,358 ▲ +0.61% XRP $1.3294 ▲ +0.65% SOL $102.5000 ▲ +1.4%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Fajon: BE të mbajë premtimin për Ballkanin Perëndimor

BE të mbajë premtimin për Ballkanin Perëndimor, pasi ata mund të shkojnë gjetiu, deklaroi deputetja e BE-së, Tanja Fajon.

Ndërsa Bullgaria merr presidencën e radhës së Këshillit të BE-së, Fajon ka një paralajmërim se vendet e Ballkanit Perendimor që shpresojnë të bashkohen me bllokun mund të humbasin durimin.

Sofja e ka bërë të qartë se një nga prioritet kyçe të presidencës së saj është rigjallërimi i ofertave për anëtarësi.

“Në qoftë se udhëheqësit e BE-së nuk do të jenë të vetëdijshëm për atë që është në rrezik dhe nuk mbajnë premtimin për zgjerimin,  atëherë shumë shpejt mund të humbasim rajonin që mund të bjerë në paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike. Ne shohim gjithashtu diku nacionalizëm në rritje dhe diku humbje të brezit të ri”, deklaroi Fajon.

Komisioni Evropian do të publikojë muajin e ardhshëm një strategji, që pritet të sigurojë themelet bazë për Serbinë dhe Malin e Zi për t’u bërë vendet e para kandidate në BE.

“Ne duhet t’i mundësojmë këtij rajoni një jetë më të mirë, të krijojmë perspektiva për të rinjtë, të hapim kufijtë dhe të jetojmë si fqinjë të mirë. Kjo lidhet me mënyrën se si ne duhet të rrisim besueshmërinë tonë jo vetëm brenda rajonit dhe Evropës por kudo në botë”, theksoi ajo.

Krerët e shtetit dhe të qeverisë do të jenë në Sofje për një samit joformal mbi Ballkanin Perëndimor në maj, pasi Bullgaria duket se kërkon të lërë gjurmë në zgjerimin e BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.