Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,398 ▼1%
DOW 51,833 ▲0.23%
NASDAQ 25,759 ▼1.56%
NAFTA 73.08 ▼1.06%
ARI 4,148 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,484 ▼ -3.17% ETH $1,659 ▼ -4.57% XRP $1.1006 ▼ -3.28% SOL $68.8700 ▼ -5.84%
S&P 500 7,398 ▼1 % DOW 51,833 ▲0.23 % NASDAQ 25,759 ▼1.56 % NAFTA 73.08 ▼1.06 % ARI 4,148 ▼1.3 % S&P 500 7,398 ▼1 % DOW 51,833 ▲0.23 % NASDAQ 25,759 ▼1.56 % NAFTA 73.08 ▼1.06 % ARI 4,148 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Falsifikuan vendime gjyqësore shqiptare dhe greke, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim avokaten dhe përkthyesen

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një avokate dhe një përkthyese, të akuzuara për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Sipas organit të akuzës, hetimet e zhvilluara kanë zbuluar një skemë falsifikimi të dokumenteve gjyqësore shqiptare dhe greke, me qëllim realizimin e një shkurorëzimi fiktiv dhe më pas lidhjen e një martese të re.

Nga hetimet rezultoi se më 29 maj 2025, në Zyrën e Gjendjes Civile pranë Bashkia Fier ishte dërguar përmes postës një vendim i pretenduar si i Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i datës 12 shkurt 2025, ku kërkues figuronte shtetasi F.H. dhe objekti kishte të bënte me njohjen dhe dhënien fuqi ligjore në Shqipëri të një vendimi të një gjykate greke.

Pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria, rezultoi se vendimi ishte i falsifikuar.

Sipas dosjes hetimore, dokumentet ishin dërguar nga shtetaset me iniciale A.K. dhe A.M., të cilat ishin paraqitur disa herë pranë Zyrës së Gjendjes Civile për t’u interesuar mbi procedurat e regjistrimit. Prokuroria thekson se shtetasja A.M., me profesion avokate, kishte tentuar të ndikonte tek punonjësit e gjendjes civile duke përdorur autoritetin e saj profesional.

Hetimet zbuluan se A.K., në bashkëpunim me avokaten A.M., kishte falsifikuar si vendimin e gjykatës greke, ashtu edhe atë të Gjykatës së Apelit Tiranë, me synimin për të realizuar shkurorëzimin e shtetasit F.H. përmes një vendimi të rremë të një gjykate të huaj.

Sipas Prokurorisë, më pas ishte sajuar edhe njohja në Shqipëri e këtij vendimi të falsifikuar, përmes një tjetër dokumenti të rremë të Gjykatës së Apelit Tiranë, me qëllim që A.K. të lidhte martesë ligjore me shtetasin F.H., me të cilin kishte një lidhje intime.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Fierit thekson se mbetet e angazhuar për të garantuar ligjshmërinë dhe integritetin e dokumenteve zyrtare dhe funksionimin normal të institucioneve publike.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt të organeve të administratës publike, si dhe të personave privatë në lidhje me hartimin, administrimin dhe lëshimin e dokumenteve”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.