Fansat aluduan për një thumbim ndaj Taylor Swift, reagon Selena Gomez

Selena Gomez ka reaguar ndaj pretendimeve se ka ironizuar shoqen e saj të ngushtë, Taylor Swift, përmes një komenti në rrjetet sociale pas fitores së New York Knicks në ndeshjen e katërt të finales së NBA-së.
Pasi u përball me komente dhe spekulime të shumta në internet, Gomez sqaroi situatën përmes një postimi në Instagram Stories.
“U zgjova dhe pashë shumë mesazhe. Nuk do t’i ofendoja kurrë miqtë e mi dhe komenti im nuk ishte aspak një fyerje,” shkroi ajo.

Aktorja shpjegoi se komenti i saj “lol” në një postim ku Taylor Swift dhe Mariska Hargitay festonin fitoren e Knicks ishte një reagim ndaj fotografisë së parë të postimit dhe jo ndaj shoqes së saj.
Gomez shtoi se komentet e saj ishin keqinterpretuar dhe se shumë njerëz harrojnë se ajo ka edhe miq të tjerë përveç Taylor Swift.
“Besojeni ose jo, kam edhe miq të tjerë në jetën time. Por shumë shpejt njerëzit harrojnë këtë dhe supozojnë të kundërtën,” tha ajo.
Këngëtarja tregoi se kishte vënë baste me miqtë e saj për rezultatin e ndeshjes dhe se komentet e publikuara ishin thjesht ngacmime miqësore mes tyre.
“Unë humba bastin dhe po bëja shaka me kundërshtarët e mi, që janë miqtë e mi,” shpjegoi Gomez.
Ajo e mbylli reagimin e saj me një mesazh të thjeshtë: “Në fund të fundit, është vetëm një ndeshje basketbolli.”
Debati nisi pasi Gomez shprehu zhgënjimin për humbjen e San Antonio Spurs, skuadrës që mbështet prej vitesh, ndërsa Taylor Swift festonte fitoren e Knicks në Madison Square Garden.
Në një tjetër postim, Gomez shkroi: “Sa qesharake është kur disa njerëz papritur bëhen tifozë”, koment që shumë fansa e interpretuan si një thumbim ndaj Swift.
Megjithatë, këngëtarja e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke theksuar se nuk kishte asnjë qëllim të sulmonte mikeshën e saj.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.