☁️
Tiranë 19°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,487 ▼ -0.81% ETH $2,586 ▼ -1.42% XRP $1.3829 ▼ -2.67% SOL $108.9400 ▼ -3.81%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

Fier, Rama protestuesve: Hesapi zgjidhet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë

Partia Socialiste dega Fier festoi sot 35-vjetorin e themelimit, në një aktivitet të zhvilluar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin me qindra socialistë, mes të cilëve personalitete të rëndësishme të kësaj force politike, por edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te protesta që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit në Zvërnec, duke e lidhur debatin me çështjet mjedisore dhe mënyrën se si trajtohen ato në publik. Ai theksoi se, sipas tij, situata të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe uljes në tryezë, duke shtuar se “hesapi gjendet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë”.

“Ajo që po ndodh sot, që i ka bashkuar bulevardi duke nisur me shqetësimin legjitim për mjedisin, duke kaluar tek vdekja e tradhtarëve, në krye mua, ajo që është e rëndësishme është ajo që po ndodh sot dhe mënyra se si po e përdorin.

Nuk është se ka ndonjë dhimbje se çfarë do të ndodhë me flamingot e Zvërnecit, por Shqipëria sot është në një epokë tjetër përplasjesh. Nuk po them që njerëzit që po dalin janë agjenda, spiunë etj., por përveç një pjese të mirë që janë politikanë të rinj të partive, është një pjesë njerëzish që kanë rënë pre e kësaj.

Ju duket sikur bota është me ta, i gjithë sistemi mediatik në SHBA dhe Evropë janë në kulmin e një simpatie, ku këta njerëz luftojnë për atdheun. Kush mendon kështu, mendon në mënyrë shumë naive dhe e ka gabim.

Shqipëria ka qenë vendi ku, si askund tjetër në Evropë kur kemi ardhur ne në detyrë, bëhej turizëm gjuetie, kishte një sistem ku silleshin turistë me çifte dhe bëheshin vrasje ilegale të shpendëve. Po të ishte ky pasion kaq i madh, atëherë do të kishim parë jo një protestë të madhe, por do të vinin si flamingo dhe do të thoshin ‘mos i vrisni flamingot’ sepse janë zhdukur.

Sot ne kemi një regjistër të gjithë popullsisë së shpendëve dhe kafshëve. Është shumëfishuar nga koha kur filluam të mbajmë regjistrin, sepse kjo qeveri ndaloi për 10 vjet gjuetinë.

Ne kemi inventarin dhe këtë e dinë të gjitha institucionet që merren me jetën e egër. Hesapi gjendet duke u ulur dhe duke kërkuar transparencë. Nuk mund të përdoret kjo teknikë dhe të thuhet nuk ka negociata, largohu. Nuk duhet të kërkohet largimi i qeverisë, por hesapi të kërkohet në tryezë. Duhet të kërkohet hesap, jo në këtë formë brutale”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.